Live Stories from Prishtina

LIVE

May 8, 2024

Autore: Erletë Rrustemi

Si i pashë unë veshjet e personazheve kryesore në parakalimin e Met Gala-s 2024?

Atëherë, nëse shumica prej jush i keni lexuar lajmet nga eventi më i madh i bamirësisë (për mbledhjen e fondeve për Institutin e Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit), tema e këtij viti ishte “The Garden of Time” (Kopshti i kohës).

Por, pak prej pjesëmarrësve i janë përmbajtur kodit të veshjes. Madje vëmendja që morrën personazhet si Kendall Jenner, Kylie Jenner, Naomi Campbell ishte e llojit që “dukja e tyre ishte e bukur” por aspak e përshtatshme me kodin e veshjes. Teksa stilistët e modës prisnin shpërthim të detajeve me lule, Kendall Jenner u konsiderua si “the villain” i kësaj mbrëmje. Por unë pasi pashë një trend në rrjetin social Tik Tok i cili më inspiroi, më dha këtë këndvështrim; personazhet e më poshtme i konsideroj si rërë, kopsht me lule, si mjellmë, det, oqean, dritat veriore dhe si të vetmet që i janë përmbajtur kodit.

Këto veshje ndoshta do të ju shërbejnë edhe si inspirim për ndonjë aheng apo mbrëmje të veçantë.

Mona Patel është personazhi i këtij eventi. Veshja e saj u kurua nga stilisti holandez Iris van Herpen ndërsa detaji kryesor në krah (flutura që lëviznin krahët) u punua ndaras nga Casey Curra.

Zendaya e veshur në Maison Marigela punar nga John Galliano. Për mua ngjason me një fazan dhe të afron me ndjesinë e kodit.

Alia Bhatt e veshur në Sabyasachi. Veshja e saj më jep ndjesinë e moqaleve.

Tyla, ylli i hitit Water, e veshur në Balmain. Më jep pasqyrimin e rërës. Madje videoja duke e bartur në krah përcjellësit e saj për shkak të ngushtësisë së fustanit u bë virale kudo në rrjet.

Ariana Grande, e veshur në Loewe. Më ngjasoi me mjellmën. Kopshtit patjetër do t’i duhej një mjellmë.

Lana Del Rey, e veshur në Alexander McQueen. Përveç këngëve dhe teksteve të saja edhe veshja e saj ngjason me dendësinë e drunjëve në një pyll të thellë.

Sydney Sweeney e veshur në Miu Miu. Ajo ngjason me lule të vogla blu të  njohura si “Hyancinth i Egër”.

Anok Yai e veshur me Swarovski. Brendi i famshëm i aksesorëve s’ka se si të mos ngjasonte me Bioluminescence (që krijohen nga mikroogranizmat që prekën në det)

Emma Chamberlain me fustanin e punar nga dizajneri francez Jean Paul Gaultier, i cili sipas mediave të huaja u punua për 640 orë punë-dore. Ajo të jep ndjenjën e “Golden Wood”.

Nicki Minaj e veshur nga Mani. Po si do të funksiononte një kopsht pa trëndafila.

Jennie Kim e veshur nga Alaia. Pikërisht si një oqean nën dritën e hënës.

Elle Fanning, aktorja e bukur e filmit Maleficent, e veshur në Balmain dhe Cartier, s’ka se si të mos i ngjasonte një kopshti të akullt.