Live Stories from Prishtina

LIVE

18 Dhjetor, 2024

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!

Mirëmengjesi lexues! Rritja nuk është gjithmonë e lehtë. Është një dhimbje e qetë në momentet kur ti heq dorë nga njerëzit, vendet dhe pjesë të vetes që mendoje se do të qëndronin përgjithmonë. Pesha e mbajtjes së asaj që nuk të përket më do të ndihet e rëndë dhe të hedhësh hapin drejt diçkaje të re është e vështirë kur rehatia të thërret pas.

Çka e karakterizoi ditën e djeshme në Kosovë?

Kosova e Serbia pajtohen për zbatim të plotë të deklaratës për personat e zhdukur. Ministri i punëve të jashtme, Besnik Bislimi ka thënë se ka marrë premtim nga Serbia se nuk do të ketë tendenca që të pengojë procesin e kësaj çështje dhe nuk do të kërkojë implikimin e UNMIK-ut në këtë proces.

Kosova ka mbi 1600 persona të zhdukur, kanë kaluar mbi 25 vite dhe kjo nuk është çështje politike por njerëzore?!!!

Kryeministri Kurti, kishte thënë se nuk ulet në tavolinë pa qenë në fokus tema e të pagjeturve.

A po hyn procesi i zgjermit në një fazë të re?

***

Ish-presidenti Thaçi, nuk deklaroi për fajsinë në lidhje me aktakuzat që ja bëri Haga, për ndikim të dëshmitarëve, aludon se të dy aktakuzat janë të motivuara politikisht, për shkak të afërsisë së zgjedhjeve në dy rastet.

***

Arta Jasharit tingëllon si një ngjarje e shkëlqyshme për adhuruesit e muzikës klasike. Me një program festiv që përfshinë vepra të njoftuna nga kompozitorë të famshëm si Handel dhe Mozart, bashkë me interpretimin e kangëve të Krishtlindjeve, keni një mundësi me përjetu muzikën klasike në një atmosferë të veçantë festash. Katedralja “Nëna Tereze” në Prishtinë ndoshta osht vendi ma i mirë për një recital të tillë. Koncerti do të mbahet më 19 dhjetor, tu fillu nga ora 19:30.

***

Por ajo dhimbje është dëshmi e ndryshimit. Është tendosja para përparimit, parehatia që të formëson në diçka të re. Një ditë, do të shikosh prapa dhe do të kuptosh se nuk ishte vetmi, por rritje në formën e saj më të pastër dhe më të bukur.