Dje n’Kosovë
21 Nëntor, 2024
Shkruan: Erletë Rrustemi
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!
I dashur lexues, nëse mbrëmë, kur je shtrirë në shtrat, mendja të shkoi te të gjitha gjërat që ke pasur mundësi t’i bësh më mirë ose që kanë mundur të rezultojnë më mirë, të lutem kujtohu që gjithçka që vendose ishte më e mira që ke mundur të bësh.”
Nuk mundem me i thonë Fahries hajde të ndihmojë me përpilu grantin sepse është shkelje ligjore”, ka thënë ministri Faton Peci. A po a? A ishte shkelje ligjore kur granti i dhurohej dikujt që rishtazi e kishte hapur e aq më pak familjar i deputetes Fitore Pacolli. Apo as për këtë nuk ka pasur njohuri?
“Të lutem mbylle këtë temë”!
Ministrja Rozeta Hajdari pra zonja në fjalë po refuzon të flas për rezerva shtetërore, po apostrofon nuk ka qenë asnjëherë e përfshirë as në blerje, as shitje e as në negocim. Po thotë se është sekret shtetëror! Çfarë sekreti e nderuar kur email-at veç se janë bërë publik? Sekret për kë?
Çka po ndodh? Çka është ky fanatizëm?
Shumica e buxhetit 2025 për investime kapitale pritet të shkojë për projekte të bartura nga viti në vit, e ka të tilla edhe të 2008-ës. A nuk paraqet probleme direkte kjo në zhvillim ekonomik?
Është bërë publik kalendari se çka ka brenda Festivalit Ditët e Nëntorit në Gjakovë. Festivali mbahet në Pallatin e kulturës “Asim Vokshi”, organizuar nga Fondacioni për Gjakovën. Ngjarja e parë është shfaqja e operës së parë kosovare, “Goca e Kaçanikut“ nga Rauf Dhomi, ndërsa ditët tjera keni edhe koncert nga Petrit Çarkaxhiu, Ansambli i valleve popullore të Shqipërisë dhe płot ngjarje tjera që i mbulojmë javën e ardhshme.
Jeta jote i dashur lexues, vlenë edhe pse ti ndonjëherë mendon se është e kotë. Vlera jote nuk varet nga fakti sa kontribon ti në botë. Veç ti, veç ekzistenca jote mjafton!