
ote: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.
Shpesh nostalgjia që ndjejmë për disa gjëra, na drejton rreth situatave që na bëjnë të rikthehemi në të kaluarën.
Me sa duket edhe drejtuesit e Institutit të Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit dhe ata të revistës Vogue, kanë ndjerë nostalgji për veshjet e dikurshme të viteve të 70-ta, saqë i shtyu që këtë vit kodi i veshjes për në ceremoninë Met Gala 2022, të jetë “Gilded Glamour and White Tie”.
Por çfarë nënkupton “Gilded Glamour”, kush iu përmbajt këtij kodi dhe tek kush mund të gjejmë inspirimin për një veshje glamuroze?
Dantellat, dorezat, kapelat, korsetet, xhufkat, shumë rrjeta, setra me bisht të gjatë dhe me fjongo të bardha janë detajet e tëra që e identifikojnë stilin “Gilded Glamour”. Ishte kjo e tëra çfarë kërkohej të respektohej nga të ftuarit e kësaj nate, me temën “Një përmbledhje e modës amerikane gjatë periudhës 1870-1900”.
Por, sa u respektua ky kod? Sipas kritikëve të modës 90 përqind e të ftuarve nuk e respektuan.
Brendi i rrobave “Vivienne Westwood”, identifikohet me një estetikë të veshjeve, pikërisht si kjo çfarë kërkoi ceremonia këtë vit. Por nuk pati as edhe një të ftuar që u identifikua me këtë brend, e gjitha çfarë mbizotëroi këtë natë ishin kostumet e brendit “Yves Saint Laurent”, “Gucci” dhe “Versace”. Kostumet e kësaj të fundit nuk të lënë përshtypjen e asaj çfarë në të vërtetë kërkoi “Met Gala” këtë vit, edhe pse rikrijimi i kostumeve të vjetra në një veshje më moderne nuk mungoi.
Blake Lively & Ryan Reynolds, Ralph Lauren
Ishin të dy bashkë kryesuesit për ngjarjen e këtij viti. Lively ka mahnitur të gjithë në tapetin e kuq me fustanin Versace, të qëndisur me kristale dhe lëkurë ngjyrë metali, ndërsa Reynolds kishte veshur një smoking ngjyrë kadife nga Ralph Lauren.
Kur Lively hoqi një pjesë të fustanit, ajo zbuloi një fund të mrekullueshëm jeshil, duke krijuar një pamje krejtësisht të re, e cila thuhet se u inspirua nga Statuja e Lirisë.
Laura Harrier, H&M
Laura Harrier dëshmon se në Met Gala mund të shkosh edhe duke mos paguar për një stiliste të shtrenjtë. Doreza të gjata prej kadifeje, një vezullim metalik në fustanin e saj të fryrë me jakën katrore dhe kjo është pamja që kërkohej nga tema.
Kaia Gerber, Alexander McQueen
Flokët e Kaia Gerber e kanë bërë pjesën më të madhe të punës kur bëhet fjalë për pamjen e saj në Met Gala. Kaçurrelat e saj gjigande të shoqëruara me fustanin e njollosur të argjendtë nga Alexander McQueen. Edhe pse veshja nuk kishte asnjë lidhje me temën, ajo u cilësua si një nga veshjet më të mira të mbrëmjes.
Bad Bunny, Burberry
Dukja më e përfolur e një mashkulli. I inspiruar nga ngjarjet në Porto Rico, Bad Bunny përfundoi duke iu referuar imazheve nga vendi i tij gjatë epokës, në të cilat gratë mbanin jakë të fryrë dhe burrat kostume të qepura. “Ne kemi përzier pamjet e meshkujve me ato të femrave”, tha Bunny. Pamja e personalizuar rezultoi në një këmishë klasike me jakë blu dhe një kravatë të zezë, të veshur me xhaketë dhe një fund me mëngë të zeza, të cilat u bashkuan për të krijuar iluzionin e një cope.
Bella Hadid, Burberry
Modelja punoi me Burberry për të përcaktuar pamjen për këtë vit të Met Gala-s dhe sipas saj, epoka përfshin pamjen “sexy appeal”, përgjatë vitit 1860. Bella Hadid bëri një punë të shkëlqyer duke balancuar elementet tradicionale të epokës së praruar me stilin e saj të firmës IT Girl. Modelja kishte veshur një korse lëkure të veshur me grepa argjendi në të dyja anët e belit. Një element i veçantë i modës të kësaj epoke është detaji i dantellave, me ç’rast Bella Hadid i dha materialit një qasje unike duke veshur pantallona të ngushta dantelle nën korsenë e saj.