Miliona euro që nuk japin rezultate

Paper Radio
ON AIR
91.1 Prishtinë
91.1 Podujevë
91.1 Fushë Kosovë
91.1 Artanë
91.1 Kastriot
91.1 Graçanicë
91.1 Drenas
91.1 Lipjan
91.1 Tiranë/Dajt
101.8 Durrës
104.1 Fier
102.7 Vlorë
88.9 Himarë
88.6 Sarandë & Ksamil

Live Stories from Prishtina

LIVE

6 Nëntor, 2026

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!

Nganjëherë i/e dashur lexues/e, e ke një dëshirë, shpreson “sikur ajo të bëhej realitet”, punon për të jetësuar atë dhe pastaj e jeton atë… provoje.

Qe Kosova

Çështjet që Komisioni Evropian i ka përfshirë në Raportin e Progresit për Kosovën, dje u bënë tema më e përfolur çdokund. Gjetjet në arsimi dhe shëndetësia ishin më të përfolurat. 

Në arsim, 92 për qind e fëmijëve deri në moshën dyvjeçare nuk janë të përfshirë në edukimin e hershëm. Reformat vonohen, dallimet në qasjen në shkollim mbeten të mëdha, ndërsa cilësia e arsimit vazhdon të jetë shqetësim. Vetëm 31% e fëmijëve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian vazhdojnë arsimin e mesëm të lartë, ndërsa në nivel vendi, kjo përqindje është 87%.

Poashtu raporti kërkon që Kosova të bëjë më shumë për përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në sistemin arsimor. 

Në shëndetësi, situata është edhe më paradoksale, shteti ka pasur në dispozicion 358.8 milionë euro buxhet për vitin 2025, një pjesë e të cilit ka mbetur e pashpenzuar, ndërkohë që pacientët detyrohen të blejnë vetë barna që duhet t’ua sigurojë shteti. Disa prej tyre, përfshirë pacientët me kancer, shpenzojnë deri në mijëra euro për trajtimin e tyre, është vështirë të kuptohet se si mund të mbeten miliona euro të pashpenzuara në një sektor ku mungojnë edhe barnat esenciale.

Ndërkohë, në prag të dimrit, KESCO paralajmëron rritje të konsumit të energjisë elektrike dhe u kërkon qytetarëve të kursejnë. Konsumi është rritur për 4.1 për qind krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa në fillim të nëntorit është shënuar një rritje prej afro 25 për qind krahasuar me tetorin. Qytetarëve u kërkohet të kursejnë energjinë, por kjo thirrje vjen në një kohë kur ngrohja nuk është luks, por nevojë themelore, sidomos gjatë dimrit.

E në Kuvend, aty ku pritet të diskutohen zgjidhjet për këto probleme, debati u shndërrua në përplasje politike, akuza për nepotizëm, klientelizëm dhe përgjegjësi të bartura nga njëra palë te tjetra. Opozita kritikon qeverinë për raportin e dobët të progresit, ministrat kërkuan fakte për akuzat.

Kur ministres Mimoza Kusari Lilës, iu kërkua përgjigje për çmimin e lartë të naftës, e cila këto ditë ka arritur në 1.89-1.90 euro për litër, ajo tha:

“Nëse nuk ka rënie apo reflektim në çmimin në tregun në Kosovë, atëherë ne e rikthejmë çmimin tavan “

Madje, edhe policët po presin prej pesë vjetësh për uniforma të reja.

Deputetja Teuta Haxhiu ka ngritur shqetësimin për mungesën e uniformave për policët.

Ajo ka thënë se policët po presin tash e pesë vjet që të pajisen me uniforma të reja dhe ka kërkuar përgjegjësi nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ministri nuk ishte i pranishëm në seancë, prandaj deputetja nuk mori përgjigje.

Problemi në Kosovë është se shumë prej këtyre çështjeve janë të njohura prej vitesh, por vazhdojnë të përsëriten.

Ta jetosh atë që dikur ke ëndërruar, do të thotë që dikur ke jetuar shumë dështime.