Live Stories from Prishtina

LIVE

27 Dhjetor, 2024

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!

Teoria e fillit të kuq është me të vërtetë magjike. Ideja që je i lidhur me dikë, pavarësisht se ku ndodhet ai në botë, nga një fill i padukshëm, por kurrë nuk këputet. Mund të kaloni pranë njëri-tjetrit një milion herë ose të jetoni jetë krejtësisht të ndryshme, por universi pret momentin e përsosur për t’ju bashkuar kur jeni të destinuar të jeni pjesë e historive të njëri-tjetrit. Është thjesht një mënyrë kaq e bukur për të menduar rreth jetës!

Çka e kaarakterizoi ditën e djeshme në Kosovë?

Na rikthyen në vitin 2000! Mesa duket e kanë bërë me rend komunat, një ditë njëra pa rrymë, një ditë tjetra!

Për katër vjet pushtet qeveria Kurti i paska ble rryme rreth 700 milionë euro. Pse po hekim na sot? Pse sot ka munges të rrymës?

Kush ka qene kundershtari kryesor i ndertimit te Kosoves se Re me Contour Globalin?

***

Mbi 90.000 qytetarë jashtë Kosovës janë regjistruar si votues për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Pranimi i aplikimeve ka përfunduar në orën 23:59 (e enjte), derisa numri i aplikimeve në shqyrtim është 18.244.

KQZ-ja ka njoftuar se shqyrtimi i aplikimeve të pranuara do të vazhdojë edhe gjatë së premtes.

***

Mbyllet një institucion paralel i Serbisë në Mitrovicën e Veriut!

Radio Evropa e Lirë ka raportuar se bëhet fjalë për mbylljen e dy ndërmarrjeve publike, të cilat kanë vepruar në sistemin e Serbisë në Mitrovicën e Veriut – Drejtoria për Hapësirën Banesore dhe Biznesore dhe Drejtoria për Tokën Ndërtimore.

Kishe u mbyllen të gjitha?

***

Më 25 dhjetor, Kino Jusuf Gërvalla në Pejë ka prezantu dy koncerte të jashtëzakonshme. Bendet Blla Blla Blla, grupi legjendar nga Shkupi, që performon që nga 1988. Të njohun për qasjen e tyne eksperimentale ndaj muzikës, ata kanë formësu një identitet unik të cilin e quajnë “Oversky Balkanishe Re-formë”. Performues ka qenë edhe bendi TR3DIOT, një grupi grunge post-alternativ nga Prishtina që ndërthur tinguj të fuqishëm grunge me elemente etno. Art-rock, grunge, post-punk, but all fun!

***

Në këtë ditë, shpresoj që fëmija brenda teje të ndihet i mbështjellë me ngrohtësi, mrekulli dhe një fije magjie. Jeta mund të ketë ndryshuar dhe gjërat mund të duken ndryshe tani — por kjo nuk do të thotë që gëzimi është zhdukur.