Live Stories from Prishtina

LIVE

11 Shtator, 2026

Jeta është shumë e bukur kur çdo ditë zgjedhë të bësh diçka ndryshe nga e djeshmja.

Të vizitosh diçka, të dalësh me dikë, të provosh diçka që se ke ngrënë më parë, të ecësh një rrugë që se ke ecur më parë.

Andaj gjithçka që po të mbanë tek ky rrethi që sillet mes “shkuarjes në punë dhe kthimit në shtëpi”, le ta ndërroojm dhe t’ia shtojmë disa data që këto javë mund ta thejnë rutinën (që besom të gjithë e kemi).

Ndër ngjarjet që pritet të mbledhë shumë njerëz është Marshi për Liri në mbështetje të çlirimtarëve, më 12 shtator, në orën 14:00, në Sheshin “Skënderbeu’”në Prishtinë, e cila njësoj si herën e fundit atë të 17 shkurtit 2026, pritet të jetë paqësore.

Ky marsh organizohet në kryeqytet, katër ditë para se Specialja të shpalosë vendimin ndaj katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, që po akuzohen për krime lufte.

E në vazhdën e këtij marshi, Galeria e Arteve në Prishtinë dhe platforma qytetare “Liria Ka Emër” kanë hapë me 8 shtator ekspozitën: “Ditari i një fotografi të luftës” nga fotografi Visar Kryeziu, të cilën mund ta vizitoni këto ditë.

Një rrëfim përmes fotografisë, që sjell kujtesën, dëshmitë dhe pamjet e një kohe që nuk duhet harruar, e gjitha kjo në nderim të luftës së drejtë dhe të pastër të UÇK-së, si dëshmi e historisë sonë dhe mesazh mbështetjeje për çlirimtarët në Hagë.

***

Pri Festi, një prej festivale më të mira të filmit në vendin tonë, përnjëmend ka çka të ofron në ditët e saj, premiera që askush si ka pa çdo natë.

Ka filluar nga 8 shtatori dhe prej filamve që janë shfaq kanë qenë “Dua”, filmi më i ri i regjisores kosovare Blerta Basholli, që i është dorëzuar Akademisë së Filmit për t’u marrë në konsideratë për çmimet “Oscar 2027”, “Hana” i regjisorit Ujkan Hysaj, “Bijtë e Ilirit” etj.

Po çka kanë mbetë deri me 13 shtator, që ju mundeni me shku me i përcjell, duke i ble biletat online, janë:

Më 12 shtator:

M(i)tra, nga Genti Deçka, në Kino Armata nga ora 17:00, film i shkurtër shqiptar që flet për dy motra dhe perspektivat e tyre kontradiktore mbi amësinë, sakrificën dhe pritjet sociale.

“The Nocturnes”, “The Wind in Ash”, “Entre Tormentas”.

Më 13 shtator, ipet “Shame and Money”, filmi fitues i Çmimit të Madh të Jurisë së Kinemasë Botërore, Sundance nga Visar Morina i cili flet për një çift në të 40-at jeton me familjen e tyre të zgjeruar në një fshat të Kosovës, duke siguruar një jetesë modeste në fermën e tyre. Pas një mosmarrëveshjeje familjare, jetesa e tyre humbet.

Për këta me vjen keq me ju informu që biletat online në Rave të gjitha janë shit dhe jam e bindur që entuziasmi i njerëzve për ta përcjell filmin ka bo që biletat me u shit menjëherë.

Sido që të jetë në këtë linkun këtu i keni të gjithë programin që ja vlenë ta përcjellni për 12-13 shtator (shtunë-diele). (https://prifest.com/programme)

***

Galeria Kombëtare e Kosovës prezanton ekspozitën e madhe personale “Still Running ” nga Xhevdet Xhafa, një nga figurat pioniere të artit modern në Kosovë.

Në tetor të vitit 2002, në qendër të kryeqytetit po zhvillohej një skenë e pazakontë. Në platenë e atëhershme të KEK-ut, një tabut i mbushur me rroba mori flakë, ndërsa poshtë tij ishin vendosur qilima të kryqëzuar me mbishkrimin “Autobiografi”. Momenti ishte filmuar: artisti Xhevdet Xhafa, vetëm në të brendshme, i vuri zjarrin rrobave dhe tabutit, për t’u larguar më pas me vrap drejt banesës së tij.

Sot, kjo video, e titulluar “Performancë”, qëndron në hyrje të Galerisë Kombëtare të Kosovës, në kuadër të retrospektivës së Xhevdet Xhafës (93). “Still Running” (Ende në vrap) e ka zjarrin si një prej elementeve që e lidhin këtë performancë me veprat e ekspozuara: zjarrin si simbol të luftës për dinjitet.

Ekspozita u hapë me 10 shtator dhe do të qëndroj e hapur deri me 20 nëntor 2026.

Galeria Kombëtare qëndron e hapur nga e marta në të premten nga ora 10:00 – 18:00 dhe fundjavave  shtunë – diel 10:00 – 17:00.

Kaq për këto ditë <3

Merre dikon edhe dil, hypi busit, vetures, biçikletës ose jepju këmbëve edhe dil ❤️