Live Stories from Prishtina

LIVE

18 Qershor, 2025

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!

A di çka kujtova sot, një rol të Jim Carrey-it, në filmin “Yes man”, me rolin e Carl Allen, i cili punon në bankë, konkretisht në departamentin e kredive personale. Allen në film njihet si ai personi negativ që përherë thotë “jo” dhe një ditë vendos të dalë jashtë korrnizave të tij. Thotë “po” për gjithçka. Çka dua edhe unë të them është: njëjtë si Allen, që pasi provoi diçka të re, u njoftua me dashurinë, edhe ti lexues i dashur nëse provon të hapesh ndaj të panjohurës afrohesh me njerëz dhe përvoja që nuk i kishe menduar kurrë. Mendoje prap!

Çka ndodhi dje në Kosovë?

Në mes të diçkaje që askush nuk e di se tek e çfarë është, Kosova po jeton momente të njohura e të panjohura. Përshembull e ka provuar të jetë e bllokuar dhe 6 muaj pa institucione pas zgjedhjeve por nuk e ka përjetuar të hyjë në rekordin e dështimeve. E ka provuar të shfytëzohet nëpër situata të caktuara por se ka provuar të shfytëzohet nga njerëz që kanë përqeshur të tjerët, që se kanë parë të denjë flamurin e saj, e që se kanë respektuar sistemin e saj.

Po, si herave të tjera, ka dështuar edhe seanca e 33-të. Paralajmërimi i presidentit amerikan, Donald Trump, se do t’i kthehet çështjes së dialogut Kosovë-Serbi, ka nxitur reagimin e përfaqësuesve partiakë.

Ata të PDK-së e LDK-së vlerësuan se moskonstituimi i institucioneve dëmton pozicionin e Kosovës në dialog. E, në LVV kanë theksuar se presioni ndërkombëtar duhet të vendoset mbi Serbinë.

***

Me shpalljen e datës së zgjedhjeve komunale, ka filluar edhe shpallja e kandidaturës. Tash me tregu drejt kurrë se kisha mendu, që LVV-ja për Prishtinë e kandidon Hajrulla Çekun, aktualisht ministri në detyrë i kulturës.

Këtë informatë e ka bërë të ditur, Koha, e cila tha se sot Çeku, do ta bëj publike kandidaturën e tij.

Pse nuk e kam prit? Për shkak të emrave që i ka prezantuar në të kaluarën.

***

Pas rreth një muaji grevë, punëtorët e ndërmarrjes “Pastrimi” kanë ndërprerë grevën pasi është arritur marrëveshje mes Komunës së Prishtinës dhe sindikatës së grevistëve “Pastrimi”.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Florian Dushi, në një konferencë për media ka thënë se kanë qenë në mbështetje të punëtorëve dhe se është propozuar subvencionimi i pagave të punëtorëve.

“Sot jemi pajtuar me punëtorët, por kjo nuk do të thotë se jemi pajtuar edhe me menaxhmentin e ndërmarrjes ‘Pastrimi’, i cili fatkeqësisht ka ndihmuar në përhapjen e dezinformatave. Është lënë kryeqyteti me mbeturina për shkak të kësaj situate”, tha Dushi.

***

Prishtina do të përballet me skuadrën e njohur moldave, Sheriff Tiraspol, në raundin e parë kualifikues të Ligës së Evropës.

Shorti është tërhequr të martën pasdite. Liga e Evropës është gara e dytë kontinentale për nga rëndësia.

Sheriffi do të jetë vendas në ndeshjen e parë, ndërsa Prishtina në të dytën. Ndeshjet e raundit të parë kualifikues të Ligës së Evropës janë më 10 e 17 korrik.

Prishtina paraqitet në Ligën e Evropës si fituese e Kupës së Kosovës në futboll.

***

Sa më shumë e kërkon me ngulm lumturinë, aq më shumë ndihesh bosh. Lumturia shpesh vjen kur nuk je i fiksuar pas saj, por kur bën diçka me kuptim. Me rritjen e dijes, njeriu e kupton se bota është shumë më komplekse se ç’e kishte menduar.