Live Stories from Prishtina

LIVE

April 14, 2023

Note: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.

Përgjatë historisë, muzika ka luajtur rol të rëndësishëm në prezantimin e kulturës. Muzika iu ka mundësuar artistëve, së pari të shprehin emocionet e tyre, e pastaj edhe të paraqesin një këndvështrim personal rreth një ngjarje të caktuar sociale, qoftë duke e prezantuar muzikën si qasje argëtuese, por edhe ndërgjegjësuese për shoqërinë.

Shumë mesazhe të rëndësishme janë përçuar përmes muzikës. Dashuria, paqja e suksesi janë ndër frymëzimet e artistëve të shumtë, por edhe lufta për barazi, racizëm, e të drejtat e njeriut janë tema të cilat artistët i trajtojnë në veprat e tyre artistike.

Padyshim se një botëkuptim të tillë e posedon edhe grupi Gipsy Groove, i cili përmes muzikës së tij influencon pikëpamje inkurajuese e paqësore.

Formuar në vitin 2010, anëtarët e Gipsy Groove janë bashkuar për të krijuar muzikë rome ballkanike dhe stile të tjera folklorike ballkanike me elemente të muzikës jazz, reggae, funk, ska, drum & bass.

Grupi përbëhet nga 6 performues, ku pjesë e tij janë Bajram Kafu Kinolli – vokalist, Enver Muhabeti – basist, Mirsad Dalipi – baterist, Faruk Banjaska – kitarist, e Igor Ivanov – klarinist.

Gipsy Groove janë shembull i unitetit dhe diversitetit kulturor, kështu duke u bashkuar nga prejardhje të ndryshme etnike për të ofruar tek audienca një perspektivë më të veçantë, me theks në rolin dhe rëndësinë e barazisë kulturore dhe paqes në përgjithësi.