Live Stories from Prishtina

LIVE

June 21, 2024

“Kur gjësendet që ne i përdorim çdo ditë dhe ambienti në të cilin jetojmë dhe krijojmë kthehen në vepra arti, atëherë ne mund të themi që kemi një jetë të balancuar”- Bruno Munari

Në vendet ku shpaloset skena e jetës së përditshme, një evolucion i vazhdueshëm, në vendin ku thelbi i dizajnit gjeneron emocion autentik, sepse çdo objekt ka një histori, çdo person ka një përvojë jetësore dhe çdo vend ka një histori. Dhe njerëzit punojnë për të krijuar hapësira të tilla.

Nganjëherë nuk dimë të shohim të bukurën tek gjërat që kemi dhe ndjejmë nevojën që të kemi dikë që na i vë në pah ato vlera. E njerëzit që dinë të na njoftojnë me këto gjëra, unë i konsideroj si planifikues të cilët e njohin sensin estetik.

Dëshiroj t’iu njoftoj me një artist i cili i ka dhënë shumë detaje të vogla botës, të cilat sot bëjnë ndryshim të madh.

Bruno Munari

I lindur më 24 tetor 1907, në Milano, Munari ishte një artist, dizajner grafik dhe një ithtar i lëvizjes italiane që parashikonte se çfarë i duhet të ardhmes. Ai ishte edhe një nga themeluesit e lëvizjes italiane për art (kryesisht punimeve nga betoni)- Movimento Arte Concreta  (MAC).

Ai kishte një intelekt i cili kishte shumë kulturë pune dhe prirje të fortë drejt arteve, gjë që e lejoi të kontribuonte në të gjitha fushat e arteve pamore si pikturë, vizatim, skulpturë, dizajn industrial dhe grafik, si dhe film.

Ndikimet që la Bruno Munari në dizajnin grafik

Bruno Munari lindi në Milano, por pjesën më të madhe të fëmijërisë dhe adoleshencës e kaloi në Badia Polesine, në rajonin italian të Venetos. Në vitin 1925, në moshën 18-vjeçare, ai u kthye në Milano për të punuar me dajën e tij dhe filloi të ndiqte lëvizjen italiane (Futurist movement), të udhëhequr nga Filippo Tommaso Marinetti. Në vitin 1930, ai punoi si dizajner grafik me Riccardo Castagnedi (Ricas), dhe nga viti 1938 deri në 1943, punoi si dizajner grafik për Mondadori dhe për dy nga revistat e Mondadorit, Tempo Magazine dhe Grazia. Pikërisht në këtë periudhë Munari krijoi kolazhe reklamuese në revista dhe krijoi skulptura dhe veprat e tij abstrakte-gjeometrike.

Teksa Munari po merrej me art ishte koha kur ai forcoi edhe dashurinë e tij për shkrimin.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Munari u zhgënjye nga lëvizja italiane në të cilën ai merrte pjesë, për shkak të toneve të tij fashiste dhe vendosi të shkëputej prej tyre. Në vitin 1948, Munari, së bashku me Gillo Dorfles, Gianni Monnet dhe Atanasio Soldati themeluan lëvizjen e tyre Movimento Arte Concreta (MAC). Pikërisht gjatë kësaj kohe, në fund të viteve ‘50, Munari zhvilloi një stil të fortë dhe lozonjar, larg ndikimit konstruktivist; një stil vërtet modernist që ishte skeptik ndaj ideve rreth mobileve, një qasje që eksploron materiale të reja dhe herë pas here kundërshton logjikën, dhe që është më narrative.

Produktet kryesore dhe punimet e mobiljeve nga Bruno Munari

Bruno Munari prodhoi pajisje të shumta ndriçimi, take-tuke (tavëll duhani), televizorë, makina për espresso dhe lodra. Disa nga dizajnet e tij më të spikatura të mobiljeve dhe produkteve janë të ashtuquajtura karrige për vizita të shkurta (Sedia per Visite Brevissime), e projektuar fillimisht në  vitin1945, dhe e rimodeluar nga Zanotta në vitin 1988; Llamba “Acona Biconbi” (1961), e cila doli nga një projekt skulpturor; Tavolina për bare (1962); Flakadan (1964); Shtretër për dy persona (1971); dhe tavolina me rrota (1972).

Më vonë gjatë jetës së tij, Munari u interesua gjithnjë e më shumë për hartimin dhe botimin e librave për fëmijë si dhe në dizajnimin e lodrave, megjithëse ai kishte prodhuar libra për fëmijë që nga vitet 1930.