Arkiva
24 Janar, 2023
Note: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.
Ikonat e vogla apo ndryshe logot që përfaqësojnë brendet individuale shpeshherë konsiderohen si fenomene moderne, të cilat kanë kontribuar në zhvillimin e dizajnit grafik.
Ikonat e ndryshme kanë ndihmuar në identifikimin dhe dallimin e brendeve individuale, duke përdorur reprezentimin e shijes dhe perceptimin e identitetit individual.
Derisa dikur simbolet, mbishkrimet në vazo, hieroglifet janë përdorur si logo, sot do të fokusohemi sa kanë ndryshuar ato ndër vite gjatë historisë.
Logot e dikurshme të cilat përdoreshin nga dyqanet dhe baret në formë të sinjalistikës për të përfaqësuar atë që prezantonin, u shndërruan në forma moderne në fillim të viteve 1900, së bashku me printimin masiv.
Kur flasim për një kohë më të hershme, duket e pabesueshme se si njerëzit edhe në atë kohë kanë ndjekur trendin dhe kanë arritur të kenë suksesin e tyre. Dhe vijmë në përfundim se ajo çfarë ka ndryshuar është thjesht vetëm koha.
Përshtatja ndaj kohës
Me zbulimin e shtypshkronjës çdo gjë ndryshoi, njerëzit mësuan për printimin, për gazetat e para si dhe reklamat. Gjatë vitit 1840, ardhja e shtypshkronjës me ngjyra në treg rriti përdorimin e posterave.
Frank Mason Robinson projektoi logon e Coca Cola-s në vitin 1885, gjë që shënoi hapjen e “Epokës Moderne”, të logos.
Kudo në Amerikë mund të shihje një poster me logon e Coca Cola-s. Jo shumë ndryshe nga e tashmja, Cola nuk e ndryshoi fontin klasik të shkronjave asnjëherë, nga një logo bardhë e zi, kompania i shtoi imazhin e fortë grafik të formës së diskut me ngjyrën e kuqe, i cili u bë një gurthemel për sinjalistikën e jashtme. Logoja e Coca Cola-s ndryshoi përkatësisht çdo vit, duke i shtuar apo larguar disa detaje të vogla mirëpo gjithmonë ruajti origjinalitetin.
Ndryshe nga atëherë, vitet e 2000-ta, njihen si vitet e dixhitalizimit, ku teknologjia solli Photoshop-in si një nga mjetet e sofistikuara të dizajnit grafik. Nga ky vit, logoja bazë e çdo kompanie filloi të ndryshonte.
Logo me shkronja të rrumbullakosura, ngjyra të ndezura dhe pjerrtësi të shumta ishte trendi që kishte përballë çdo dizajner grafik, e cila solli në treg dizajnin e sheshtë.
Ky lloj i dizajnit të logos hoqi karaktere stilistike si hijet, teksturat dhe gradientët por ajo që logot minimaliste dhe dizajni i logos së sheshtë arrijnë në të vërtetë është një ndjesi më e qartë, më e pastër, më moderne dhe një shpërqendrim minimal ndaj thelbit të asaj që komunikohet.
Nga viti 2010, brendet kryesore kanë përqafuar faktin se për të qëndruar aktual, ata duhet të përditësojnë rregullisht logot e tyre.
Vlen të potencohet Google, brend i cili përditëson logon e saj rregullisht, me ndryshime që janë gjithmonë të vogla, duke e bërë logon moderne por të identifikueshme menjëherë.