Presim funksionim normal, në një vend ku sistemi na ka ngatërru të gjithëve.
Në një vend ku askush, askujt nuk guxon m’i thon “sytë e zi i ki”, ku paragjykohesh për zgjedhjet e tua, kur asgjë askujt nuk i bie tamam, në një vend ku gjithçka që e jep prej zemrës ka tendenca të keqkuptohet.
Po më vjen mërzi edhe prej vetes kur po shkruaj për vendime që lidhen me politikën, se janë aq negative sa që veç ta rëndojnë jetën ty që ashtu kështu i ke 1000 gajle personale, ku në fund të muajit të presin faturat, borxhet që nuk t’i zgjedh askush përveç vetes.
Fatura e rrymës që është shtrenjtu, e sikur mos të mjaftonte në shtrenjtim, as nuk po ka mjaftueshëm.
Vend të cilit mes 75 vendeve tjera i pezullohen vizat për SHBA, se ky i fundit nuk po don me harxhu vendin e vet tu i jep shërbime emigrantëve që veç po janë harxhim për buxhetin e tij.
Vend ku opozita del në reagime veç për poena politike, e të rrallë janë ata mes tyre që njëmend kanë ideale.
Një vend ku dorëheqjet brenda partiake bëhen lajme aq të mëdha sa që po t’i ish kushtu ajo vëmendje problemeve sociale ndryshe i kishim pas punët.
Në vendet tona, ku derti i secilit është ma i madh se i tjetrit, rrallë brenda ditës kemi lajme të mira si ky i Obiliqit.
Ku komuna e këtij vendi ka marrë një vendim të rëndësishëm në mbështetje të fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe familjeve që kujdesen për ta, duke i mbështetur me shumën prej 350 eurove në muaj.
