Në shtatë muaj e në dyqind ditë, a kthehet uji në vendin e vet?

Paper Radio
ON AIR
91.1 Prishtinë
91.1 Podujevë
91.1 Fushë Kosovë
91.1 Artanë
91.1 Kastriot
91.1 Graçanicë
91.1 Drenas
91.1 Lipjan
91.1 Tiranë/Dajt
101.8 Durrës
104.1 Fier
102.7 Vlorë
88.9 Himarë
88.6 Sarandë & Ksamil

Live Stories from Prishtina

LIVE

6 Tetor, 2025

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!

I dashur lexues, nëse plani nuk të funksionon atëherë ndërro planin, jo qëllimin. Veç ti e shkruan faqen tjetër, askush tjetër përveç teje, kështuqë bëje!

***

Teksa krejt fokusi i partive është tek zgjedhjet lokale se kush po merr më shumë komuna, e te kjo fjalia e famshme e krejt moderatorëve nëpër debatet politike që “opozita s’guxon me bashkëpunu me Listën Serbe, shkaku i Albin Kurtit”.

Inatet politike na sollën në situatën ku ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nuk bëhet që nga viti i shkuar. Ne jemi i vetmi shtet i rajonit që nuk kemi marrë para nga BE-ja, për shkak se njëherë nuk kishte shumicë prej dy të tretash për shkak se opozita bojkotonte, e tash për shkak se nuk kemi Kuvend që do të duhej ta votonte marrëveshjen.

Situata bëhet edhe më e rëndë, mund të mbesim pa buxhet shtetëror, sepse kemi një Qeveri në detyrë që nuk duhet të ndërhyjë në vendime kaq jetike dhe një Kuvend që nuk ekziston për ta miratuar atë. Askush s’e di se çfarë na pret në javët që vijnë.

***

Fushata e tanishme ka zbuluar sërish një dukuri tashmë të njohur, lehtësinë me të cilën flitet për projekte të mëdha dhe arrogancën e një pjese të kandidatëve përballë atyre që përpiqen të ruajnë një ton të matur e argumentues.

Kryetarët aktual të komunave, me pak përjashtime, sillen me një vetëbesim të tepruar e shpesh përbuzës ndaj kundërkandidatëve dhe qytetarëve.

Ata zgjedhin me kujdes ku të paraqiten dhe shmangin çdo përballje të drejtpërdrejtë, ndërkohë që sfiduesit e tyre nuk pranojnë të përballen pa ta.

***

Thana është një ndër restorantet më të veçanta në Prishtinë aty ku ushqimet minimale marrin shije maksimale dhe burojnë nga produktet e pastra të tokës sonë. Përveç kuzhinës së saj origjinale, Thana herë pas here mirëpret mysafirë të njohur nga gastronomia botërore.

Kësaj here, me 4 tetor ka organizuar një darkë e veçantë me shije nga Baltiku, përgatitur nga Chef Pavel Gurjanov, kuzhinier i njohur nga Kogu Resto, restoranti i renditur #1 në TripAdvisor në Tallinn.