Live Stories from Prishtina

LIVE

11 Tetor, 2023

Note: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.

Nëse jeni në një punë të rregullt dhe arrini që brenda vitit të realizoni një udhëtim jashtë vendit, me kursimet që keni bërë gjatë vitit, patjetër se ky udhëtim do të ketë një impakt pozitiv në jetën tuaj.

Kthimi pas vizitave, ju bënë të ndiheni më të freskët dhe ju lejon të krijoni përshtypjen se gjithçka po fillon tani, andaj pse të mos largoheni për pak kohë në vendet që gjithmonë keni qenë kurioz t’i shihni.

Jeta dinamike, dritat që të marrin sytë, ndërtesat e larta të mbizotëruara nga xhami, taksitë që nuk ndalen asnjëherë nga vizitorët e shumtë, me pak fjalë një qytet i cili nuk fle asnjëherë. New York të dhuron kënaqësinë për të vizituar diçka në çdo stinë, por se cilat janë këto vende, e mësojmë tani.

Rrjedhimisht, ju keni zbritur në vendin ku “gërshetohen ëndrrat” dhe ndalesën e parë padyshim se duhet ta bëni në Time Square. Vendi i dritave, numri i madh i teatrove përgjatë Broadway, Lincoln Center dhe District Theatre do ta bëjnë të pashmangshëm vizitën për këtë pjesë. Teksa momenti më magjik në këtë vend qëndron në fundvit, tek ngrohtësia e Krishtlindjeve dhe bora e cila mbulon tërë qytetin.

New York është qyteti i zbulimeve. Hyrja në Central Park në parkun më të famshëm në botë pasqyron pjesën e gjelbër të qytetit dhe një vizitor i cili është shumë observues mund ta shohë pasurinë që posedon ky vend.

Central Park

Merrni një biçikletë dhe le të bëjmë një shëtitje rreth zemrës së gjelbër të qytetit – Central Park, ku rreth 37 milionë njerëz e vizitojnë parkun çdo vit. PO! Tingëllon e pabesueshme. Projektuar nga Frederick Law Olmsted dhe Calvert Vaux, ky park ndikoi në zhvillimin e parqeve urbane në mbarë vendin dhe konsiderohet gjerësisht një kryevepër e arkitekturës së peizazhit.

I gjatë rreth 2.5 milje, për ta përshkruar rrugën e tërë parkut në këmbë, juve ju duhet më shumë se një orë pasi që atraksionet janë të shumta.

Conservatory Water. Parku është posedues i disa liqeneve artificiale, me këtë rast edhe në Conservatory Water organizohen lundrime nga varkat me vela, të cilat shndërrohen në kënaqësi për vizitorët të cilët i shohin për herë të parë.

Wollman Rink. I ndërtuar në vitin 1949, pjesa e parkut me pamje nga ndërtesat ka qenë një sukses që nga dita e hapjes. Mbi 300 mijë adhurues të patinazhit kaluan nëpër akull në vitin e parë të hapjes. Patinazhi në akull në Central Park është lehtësisht një nga aktivitetet më piktoreske për t’u shijuar në një natë dimri. Në të vërtetë ju mund të shihni yje në shesh patinazhi, të ndjeni zhurmën e ftohtë të ajrit të freskët të dimrit, të dëgjoni muzikë dhe të shijoni mjedisin e pakrahasueshëm përderisa rrëshqitni mbi akull. Në pranverë dhe verë, sheshi i patinazhit bëhet shtëpia e karnavalit të Victorian Gardens, një evokim për të gjithë familjen.

Strawberry Fields. Jashtë pjesës së liqeneve dhe pishave, thellë në park gjendet fusha e luleshtrydheve e shoqëruar me një mozaik në të cilin shkruan Imagine, i cili u ndërtua për të nderuar figurën e John Lennon. Tekstshkruesi dhe këngëtari u vra në këtë park teksa po kalonte me familjen e tij. Mijëra adhurues të tij e vizitojnë këtë pjesë në park për ta kujtuar atë.

Bow Bridge është një nga vendet më të fotografuara dhe më të filmuara në Central Park dhe meriton çdo pjesë të reputacionit të saj. E shtrirë gjashtëdhjetë metra mbi liqen, nga Cherry Hill në Ramble, ajo nuk është vetëm një nga urat më të bukura në botë, por gjithashtu ofron disa nga pamjet më befasuese të parkut përreth tij. E përfunduar në vitin 1862, Ura e harkut u ndërtua prej gize në vend të gurit, i cili u përdor për pothuajse të gjitha harqet e tjera në park.

Bethesda Fountain. Filmat si “Ransom”, “Home Alone II”, “One Fine Day” dhe “Godspell”, kanë përdorur të gjithë pjesën e shatërvanit- magjinë e kësaj pjese- për të zbukuruar filmat e tyre. Ky shatërvan është një mrekulli tjetër, të cilit duhet t’i kushtohet vëmendje.

Kalaja Belvedere. E ulur lart në shkëmbin Vista, kalaja ofron një pamje panoramike pothuajse në çdo drejtim. Është gjithashtu ndoshta monumenti më magjik në Central Park, ai që ndërthurë funksionin, formën dhe romancën, të gjitha në një vend të përshtatshëm qendror. Projektuar fillimisht në 1865 nga Calvert Vaux dhe Jacob Wrey Mold si një “Folly” (ndërtesë fantazi), funksioni i saj ishte të ofronte një pamje të shkëlqimeve përreth saj. Pamjet përfshijnë Teatrin Delacorte, shtëpia e serisë shumë të njohur të “Shakespeare in the Park”.

Për të argëtuar fëmijët tuaj, ju mund të vizitoni kopshtin zoologjik me të gjitha kafshët që fëmijët tuaj imagjinojnë.

Çka ka tjetër në New York?

MoMA museum është muzeu më i famshëm i artit i vendosur në Midtown Manhattan, mes Fifth Avenue dhe Sixth. Ai luan një rol të madh në zhvillimin dhe mbledhjen e artit modern dhe shpesh identifikohet si një nga muzetë më të mëdhenj dhe më me ndikim të artit modern në botë.

Duke filluar nga viti 1929, ajo ishte pioniere në blerjet e kryeveprave në post-impresionizëm, kubizëm, surrealizëm dhe abstraksion – për të mos përmendur artin pop dhe veprat e artistëve kryesorë bashkëkohorë.

Muzeu është falas vetëm për qytetarët e NY, ndërsa vizitorët duhet të paguajnë deri në 25 dollarë, qytetarët e moshuar marrin një zbritje prej 7 dollarësh, grupet me 10 ose më shumë vizitorë mund të marrin bileta me zbritje. Për ta vizituar tërë hapësirën mund t’ju marrë 2 deri në 3 orë kohë.

Cila është pjesa më e famshme në MoMA?

Një pjesë e koleksionit të saj të përhershëm që nga viti 1941 është Starry Night (Nata me Yje). Kjo është piktura më e famshme në Muzeun e Artit Modern.

Statue of Liberty

Asnjë udhëtim në New York City nuk është i plotë pa vizituar një nga monumentet më të famshme në botë – Statujën e Lirisë. E vendosur në Liberty Land, ku do të bëni një lundrim përreth këtij destinacioni për të arritur tek statuja kryesore.

Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, mund të bëni një vizitë natën vonë në një nga vendet sekrete të mbajtura më së miri në qytetin e New York-ut për hamburgerët më të mrekullueshëm në qytet, në hotelin Le Meridian. Siç thotë Frank Sinatra: New Yorku varet nga ju njujorkez!

5th Avenue

Nëse jeni të pasionuar pas shopping-ut, Fifth Avenue mund të jetë më e njohura për zonën e saj tregtare. Vitrinat e dyqaneve me famë botërore si Chanel, Tiffany & Company dhe Saks Fifth Avenue e bëjnë këtë seksion zakonisht të renditet ndër zonat më të shtrenjta të blerjeve në botë.

Çka është saktësisht emri 5th Avenue? The 5th Avenue është një bar ëmbëlsirash i prezantuar në vitin 1936, ku ëmbëlsirat e përbëra nga shtresat e gjalpit të kikirikut të veshura me çokollatë janë të prodhuara dhe të tregtuara nga The Hershey Company.

Empire State

Le të ngjitemi lart dhe të marrim ashensorin e Empire State, pamjen më të pabesueshme të të gjithë qytetit ku do t’i vulosni kujtimet dhe do të bëni fotografi befasuese.

E synuar të jetë ndërtesa e parë 100+ kate në botë , ndërtimi i Empire State Building filloi më 17 mars 1930. Ndërtimi përfundoi në një rekord prej 1 viti e 45 ditësh. E bukur brenda dhe jashtë, Empire State Building është një mrekulli arkitekturore në mbarë botën.

Ndërsa origjina e saktë e pseudonimit “Empire State” është e panjohur, një nga burimet e tij më të vjetra të dokumentuara është një letër e shkruar nga George Washington në 1785 në të cilën ai shprehë admirim për forcën e Nju Jorkut gjatë Revolucionit Amerikan dhe e konsideron shtetin “Selia e Perandorisë.”

Vendet e lartpërmendura janë sugjerimet tona se çfarë mund të bëni në New York, duke e konsideruar dhe cilësuar këtë qytet si shtëpia e diversitetit të kulturave të ndryshme.