Dje n’Kosovë
11 Janar, 2025
Shkruan: Erletë Rrustemi
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!
Fillimet e reja janë gjithmonë emocionuese. T’kap ndjenja e të qenurit i/e përpikshëm/me, të shtohet kujdesi ndaj detajeve, t’kap ndjenja që gjithçka duhet ta bësh mirë dhe përfekt. Ndodh që krejt këto emocione edhe tretën por jo nëse dashuria brenda vetës tënde është reale.
Çka e karkaterizoi ditën e djeshme n’Kosovë?
Ethet e fushatës? Po! Përgatitja e binave? Po! Përgatitja e skenarëve? Po! Policia shpalos planin për zgjedhje? Po! Shallat, kapuqat, afishet me vete? Po! Krejt po, kur vjen fjala te fushata edhe uji që rrjedh nalet për partit politike.
Sot zyrtarisht fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet 2025. E sigurisht që kur afrohet koha jote, e harron edhe dertin me çka je marrë ditëve të fundit. (“Çfarë, Liste Serbe, more… hajde e kqyrim rrugën tonë”).
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pati bërë të ditur se numri i votuesve për zgjedhjet e 9 shkurtit është 2 milionë e 75 mijë e 868 votues brenda dhe jashtë Kosovës. Votuesit jashtë Kosovës, kësaj radhe përveç votimit me postë mund të votojnë edhe përmes 17 ambasadave dhe 15 konsullatave në 19 shtete.
S’ka ma “ai prirësi” i lagjes në Gjermani me votu për krejt kojshit.
Madje edhe 140 vjeçart i bjen me votu me mospastrimin e listave të votuesve.
Hajde, koftë hajr…
***
Një person u arrestua në Zveçan, i dyshuar për kërcënimin e kryeministrit Albin Kurti në emër të “Brigada Sever”.
***
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të premten ka marr vendim për rritjen prej 20 për qind të pensioneve të kategorive të dala nga lufta.
Për këtë pikë detaje ka dhënë ministri i Financave Hekuran Murati.
“Do të rriten pensionet familjare për familjet e dëshmorëve të UÇK-së, duke filluar nga familja që ka një dëshmorë rritja do të jetë 20 për qind, kurse ato që kanë më tepër rritja do të jetë edhe përtej 20 për qind, ngjashëm do të jetë edhe për pensionet familjare për familjet e të zhdukurve të UÇK-së, do të rritjen të gjitha pensionet invalidore për invalidët e UÇK-së … rritje prej 20 për qind do të kenë edhe pensionet familjare për invalidët e UÇK-së pas vdekjes së invalidit të UÇK-së”, ka theksuar Murati.
***
“Vojçeku” e Georg Büchner nën regji të Zana Hoxhës është vënia e parë në skenë për sivjet në teatrin Hadi Shehu në Gjakovë. Drama klasike është produksioni madhor i këtij institucioni, por që e “tkurr” buxhetin e pamjaftueshëm të teatrit që synon edhe të tjera shfaqje të reja. Provat për shfaqjen “Vojçeku” pritet të nisin më 15 janar.
***
Nuk je egoist/te nëse e kërkon të njëjtën energji dhe dashuri mbrapsht. T’i lëndosh të tjerët nuk të shëron. Të vazhdosh përpara pa shikuar të kaluarën është forma më e mirë.