N’Shqipëri
4 Tetor, 2025
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës së djeshme me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Shqipërinë tonë. Paper ndanë me ty!
Kur thua “nuk jam gati!” Kujtoje që kurrë askush nuk është gati. Gjithmonë mbetet diçka që na mungon, një pasiguri, një “po sikur”. Jeta nuk na pret të jemi të përkryer, ajo na shtyn të nisim rrugën edhe kur na dridhet zemra!
Çka po ndodhë në Shqipëri?
Me ditë të tërë në Shqipëri vëmendjen po e mbanë shakaja e kryeministrit Rama.
Në një samit në Kopenhagë, ku ishin të pranishëm disa liderë botërorë përfshirë Edi Ramën, Emmanuel Macron (presidenti i Francës) dhe Ilham Aliev (presidenti i Azerbajxhanit), Rama bëri një shaka për Donald Trump.
Skena u filmua dhe videoja u përhap shpejt në rrjetet sociale e mediat ndërkombëtare.
Çfarë tha (përmbajtja e shakasë)
“Duhet të na kërkosh falje, sepse nuk na urove për marrëveshjen e paqes që Presidenti Trump bëri mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit.”
Kjo ishte shaka sepse Trump ka bërë shpesh gabime gjeografike, duke përmendur në fjalime se ai “zgjidhi luftë mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë” ndërkohë që në realitet bëhet fjalë për marrëveshjen midis Azerbajxhanit dhe Armenisë.
Macron pranoi me humor duke thënë: “Më vjen keq për atë,” dhe Rama shtoi: “Ai punoi shumë për këtë.”
Ani pse në publik u ndez një hipotezë se Edi Rama ka krijuar bindjen se një sezon gjuetie ndaj tij është hapur nga njerëz të afërt të Donald Trump dhe që shpëtimi po kërkohet nga Evropa.
A e kishte bërë me qëllim Rama që kamera ta kapte dhe ajo pamje të shpërndahej gjerësisht apo jo, mbetet një mister, i cili nuk do të mësohet asnjëherë.
Dje në “topnews” u bë publik reagimi i Shtëpisë së Bardhë, i cili ishte i kujdesshëm dhe diplomatik.
Nënsekretarja e Shtypit, Anna Kelly, tha:
“Presidenti Trump ka bërë më shumë për stabilitetin global se çdo lider tjetër në botë.”
Pra, reagimi nuk e kritikoi drejtpërdrejt Ramën, por theksoi rolet pozitive të Trump, duke ruajtur ton neutral në lidhje me marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Shqipërisë.
***
Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella, u shfaq publikisht në ditën e parë të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, duke dhënë një mesazh sensibilizues.
Megjithatë, vëmendjen e publikut nuk e tërhoqi veshja në rozë, por një detaj në foto të publikuar në rrjete sociale; dora e saj dukej sikur kishte gjashtë gishta.
Pas shumë komentesh ironizuese, ekipi që menaxhon faqen e saj në Facebook e redaktoi foton, duke hequr pjesën ku dallohej dora.
***
E sot, kryeministri Edi Rama mori pjesë në një aktivitet për reformimin e Forcës zjarrfikëse dhe mbrojtjen civile, së bashku me disa ministra.
Ai deklaroi se:
Të gjithë qytetarët që kanë humbur banesa apo bagëti nga zjarret do të dëmshpërblehen plotësisht (“qindarkë për qindarkë”).
Sigurimi i banesave dhe bizneseve ndaj fatkeqësive natyrore do të bëhet i detyrueshëm me ligj.
Për personat që shkaktojnë zjarrvënie, do të ashpërsohen ndjeshëm masat ligjore.
Ndërsa për punonjësit zjarrfikës, qeveria do të rrisë pagat, pasi sipas Ramës, “jemi në borxh me ta” për punën dhe sakrificën që kanë bërë.
***
Qyteti i vjetër i Beratit po shndërrohet në një skenë të gjallë festash ku vera, muzika dhe historia bashkohen në një përvojë unike. Nga 3 deri më 5 tetor, vizitorët janë të ftuar të marrin pjesë në Festivalin e Verës “Wine & Stories”, një ngjarje që premton tri netë plot shije, tinguj dhe atmosferë të veçantë e cila veçse ka filluar.
Organizatorët e përshkruajnë më së miri frymën e festivalit me fjalët: “Aty ku vera jo vetëm prodhohet, por edhe shijohet, nderohet, këndohet.”
Programi përfshin degustime të verërave të përzgjedhura, kuzhinë tradicionale, muzikë live dhe rrëfime nga prodhuesit vendas që mbajnë gjallë traditën beratase të verës.
Nëse udhëtimi ju çon në këtë pjesë të Shqipërisë, ndaloni në Berat për tri netë të paharrueshme mes verës, historive dhe mikpritjes shqiptare.