N’Kosovë
14 Tetor, 2024
Shkruan: Erletë Rrustemi
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndan me ty!
E dini, lexues i dashur, që shpesh e gjej veten në situata që as vetë nuk di t’i përshkruaj. Më kaplon një ndjenjë që asgjë nuk po arrij ta bëj siç duhet, pastaj mezi pres momentin kur këto ndjenja kalojnë dhe filloj ta ndjej sërish veten me përgjegjësinë e plotë.
Çfarë ndodhi dje në Kosovë dhe çfarë kuptimi kishte për mua?
***
Në këtë kohë kur fokusi i plotë ishte te publikimi i përgjimeve të reja, a mund të jetë kjo pjesë e parafushatës? Për dikë, një hapje e syve për të kuptuar se kush duhet votuar? Për të tjerë, vetëm një tjetër dëshmi e sistemeve të kapura nga ish-pushteti? Për disa, thjesht përditshmëria e Kosovës?
Ja një kronologji e ditës së djeshme:
Nuk e di çfarë mund të pritet më mirë nga kjo qeveri sesa nga të tjerat, kur edhe politikat parazgjedhore nuk ndryshojnë nga ato të mëparshme! Rritja e pensioneve që hyn në fuqi më janar 2025, saktësisht në kohën e parafushatës zgjedhore, është një praktikë që është ndjekur edhe nga qeveritë e kaluara.
Një përafrim i policisë serbe në afërsi prej 50 metrash me kufirin e Kosovës, pranë fshatrave kufitare të Kamenicës nga Serbia, u cilësua si një ndalim për kontrabandimin e druve. Mirëpo, duke njohur përpjekjet e mëparshme, kryeministri Albin Kurti tha se ky është provokimi i radhës nga Serbia dhe pjesë e luftës së saj hibride. Nganjëherë, lexues i dashur, mendoj që “hyjmë pa sakicë në mal”, kur me disa veprime largojmë ndihmën ndërkombëtare, e pastaj ndodhemi në situata që prap ua kemi nevojën (si çdoherë). Kryeministri Kurti i ka kërkuar NATO-s që ta rikthejë zonën tokësore të sigurisë në një perimetër prej 5 kilometrash përgjatë kufirit të Kosovës me Serbinë, e cila ishte larguar në vitin 2015.
***
Kuvendi i Kosovës sot mban seancë të jashtëzakonshme për ushqimin në FSK. A po ushqehen me të vërtetë ushtarët e FSK-së me pashteta dhe sallama?
***
“Gjermania nuk është si përpara”! Atje po zhvillohen parafushata, dhe Këln-i i Gjermanisë po reflekton kuq e zi!
***
Menjëherë pas kthimit nga Koreja e Jugut, balerinët e BKK-së kanë nisur përgatitjet për premierën “Terminal”, e cila pritet të shfaqet në nëntor të këtij viti.
Koreografia është nga Evgeny Kozlov & Romane Petit, muzika nga Andreas Moustoukis. Asistent i shfaqjes është Sead Vuniqi, ndërsa udhëheqëse e provave, Luljeta Ademi.
***
A e keni menduar ndonjëherë se, po të mos ishte piktura, poezia, teatri, si do ta shfaqnin brendësinë e tyre njerëzit? Apo në çdo gjë që bëjmë ka nga pak aktrim?