N’Shqipëri
29 Tetor, 2025
Shkruan: Erletë Rrustemi
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës së djeshme me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Shqipërinë tonë. Paper ndanë me ty!
I dashur lexues, ka një dallim midis atyre që ndjekin lavdinë dhe atyre që janë vetë burimi i saj, pavarësisht çka thonë të tjerët.
Çka ndodhi dje n’Shqipëri?
Shqipëria u përball sot me një ditë të ngarkuar ngjarjesh të dhunshme, nga Shkodra në Berat, me raste që tregojnë tensione të thella sociale dhe mungesë vetëkontrolli në situata të zakonshme.
Në Shkodër, një punonjës tatimesh u plagos nga shpërthimi i një sasie tritoli në makinën e tij.
Në Durrës, një djalë i ri vrau të atin, dyshohet se djali vuante nga çrregullimi mendor.
Në Tiranë dhe Berat, dy përleshje përfunduan në vrasje e para në një lokal, e dyta pas një debati absurd për një foto me një kalë.
Katër histori të ndryshme, por të njëjtin mesazh: diçka po çahet brenda nesh!
***
E gjithë BE-ja po pret me padurim që vendi ynë t’i bashkohet familjes evropiane dhe duket se tani gjithçka varet nga ne që të mos e rrëzojmë mundësinë vetë.
Këtë e tha eurodeputetja Alba Kokalari, e cila mori pjesë në takimin e 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit BE-Shqipëri dhe e quajti këtë një “moment historik” për vendin.
Kokalari kërkoi që politikanët t’i grahin dhe t’i lënë anash mosmarrëveshjet, të miratojnë ligje që do t’i shërbejnë brezave të ardhshëm, duke kujtuar se zbatimi i ligjeve nuk është gjithmonë aq i lehtë, madje as në BE.
***
Me hy në BE dhe me ju përmbajtë kërkesave që BE-ja ka, janë dy sene që s’bëjnë pa njëra-tjetrën, po thotë në njëfarë mënyre Belind Këllici, deputeti i PD-së kur ka folur për problemet e Shqipërisë në sektorin e ekonomisë.
“Shqipëria ka shfrytëzuar vetëm gjysmën e potencialit hidroenergjetik dhe ende paguan çmime të larta për energjinë, ndërkohë që tregu operon në mënyrë të deformuar,” tha Këllici, duke vënë në dukje se investimet mbi 2 miliardë euro që nga viti 2015 nuk kanë sjellë siguri furnizimi dhe efikasitet të duhur.
***
Projektligji i barazisë gjinore që sfidon konceptin tradicional burrë-grua dhe fton të gjithë të përfshirët, po ndez debate të zjarrta në Kuvend dhe opinion. Në mbledhjen e komisionit, kundërshtarët u shqetësuan për ndikimin tek tradita, feja dhe… fëmijët, ndërsa mbështetësit e projektligjit, përfshirë avokaten e popullit, i kujtuan të gjithëve se keqkuptimi i termave nuk duhet me e tremb askënd. Duket se në Shqipëri edhe barazia gjinore mund të jetë temë për debate… me emocione të forta.
***
Në fund të ditës, siç e kujtoi edhe Agamemnoni për Akilin, forca dhe suksesi nuk janë dhuratë e rastësishme, por rezultat i vendosmërisë dhe veprimeve të guximshme. Për brezat që vijnë, e ardhmja e Shqipërisë është një histori që ne duhet ta shkruajmë vetë.
