Dje n’Kosovë /📸: mypristina @manifestabiennial
8 Shtator, 2026
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!
“Një kriminel lufte nuk vdes kurrë, nëse ideologjia e tij vazhdon të jetojë.”
Krimineli vdes por narrativa mbetet, narrativa edukon një gjeneratë tjetër, gjenerata tjetër e përsërit të njëjtën urrejtje.
(lidhur me ceremoninë e varrimit të kriminelit të luftës Ratko Mlladiq, që u zhvillua të hënën në Serbi)
Në këtë botë nuk do të duhej të kishte vend për glorifikim të kriminelëve të luftës, për glorifikim të atyre që e mohojnë gjenocidin apo kanë kryer gjenocid.
E ceremonia e varrimit të Mladic, nuk mund të quhet një funeral joshtetëror, kur aty është ushtria, e ushtria është e shtetit dhe komandant i saj është presidenti.
Tash Komisioni Evropian a ka ndonjë llaf për marifetin e Serbisë? A po janë ende peng i politikave përkdhelëse të Serbisë?
Mlladiq vdiq në fund të muajit të kaluar në Hagë, në moshën 84-vjeçare. Ai po vuante dënim me burgim të përjetshëm për krime lufte e gjenocid. Njihej ndryshe si “Kasapi i Bosnjës”.
***
Afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit ka përfunduar më 7 gusht. Seanca e fundit për këtë çështje është mbajtur një ditë më vonë, ndërsa të premten e kaluar kryesuesi i seancës, deputeti i Vetëvendosjes, Avni Dehari, e ka thirrur vazhdimin e saj për të mërkurën, më 9 shtator.
Ani që kjo seancë është jashtë afatit kushtetues
PDK dhe LDK, po thonë që do të marrim pjesë.
Arsyet për pjesëmarrje janë të ndryshme.
PDK po thotë që duhet të ketë Kuvend të konstituuar para datës 16 shtator, kur pritet vendimi në Hagë.
E LDK, po thotë që Kosova duhet t’i ketë institucionet funksionale dhe nuk duhet të vazhdojë bllokada.
E se a mund të vazhdojë procesi i konstituimit pasi ka kaluar afati kushtetues a jo? As ne nuk po dimë. Logjikisht jo nuk ish dashtë, po çka me bo, na ka ra hise me vazhdu në këtë lamshin që jemi.
***
“Mitrovia International Jazz Days” është shtyrë vetëm pak ditë para fillimit, i cili ishte planifikuar më 16–18 shtator 2026. Organizatorët kanë thënë se vendimi lidhet me rrethanat e veçanta të 16 shtatorit, kur pritet vendimi në Hagë për katër ish-eprorët e UÇK-së, si dhe me ndikimin e mundshëm të këtij zhvillimi në Kosovë.
Festivali pritej të kishte një program të rëndësishëm ndërkombëtar, përfshirë performancën e parë në Kosovë të grupit amerikan “Snarky Puppy”. Datat e reja ende nuk janë bërë të ditura.
***
