Live Stories from Prishtina

LIVE

28 Gusht, 2024

Shkruan: Erletë Rrustemi

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndan me ty!

Mirëmengjesi ty që gotën gjysmë të mbushur nuk e sheh së pari si gjysmë të zbrazët. Ti lexues i dashur që e lejon jetën të rrjedhë vetë dhe nuk tenton ta kontrollosh çdo gjë në jetën tënde. Sepse sido që të jetë rrjedha, gjërat vendosen në vendin që i takojnë.

***

Dita e martë u bë e plotë kur ngjarjet e së hënës plotësuan vetëvetiu rrugën që kishin nisur. Kosova jonë, për të cilën në momentin që e vendos këmbën jashtë pragut të derës, ke për çka shkruan e për çka flet.

***

“Trepça” e paska shpallur gjendje të jashtëzakonshme. Pse ish-motori i ekonomisë nuk u vlerësu e shfrytëzu për pasuritë e veta asnjëherë si duhet? Dy muajt e fundit minatorët nuk kanë marrë as paga, ndoshta edhe gushti kryhet pa paga. Qysh nuk u bë asnjëherë një plan prej mekanizmave qeverisës që e funksionalizon si duhet këtë pasuri? Ku janë partnerët ekonomik të jashtëm dhe të brendshëm potencial për investime? Pse s’po mundemi me i plotësu kërkesat e “Tri pjekëseve”?

***

6 espresso më shumë në muaj? Me detaje të vogla bëhet ndryshimi a po?? 6.8 euro më shumë në pagë, kush ka rrogë prej 500 euro të tatimuar. Kostoja e jetesës në “hava” ndërsa, lexues i dashur, masa lehtësuese për standardin tonë është 6.8 euro!

***

“Sigurimet shëndetësore nënkuptojnë që të paguajmë paraprakisht për atë që eventualisht mund të na ndodhë më vonë”, ka thënë  kryeministri Kurti. Kosto shtesë për sigurime shëndetësore!! Të paktën e dinë që barnat që i kërkon ke me i marrë barabartë si tjerët edhe gjasat për me u gjetë këto barna kanë me qenë ma të mëdha. Fjalia po ja jep hakun kuptimit të vet “SIGURIME SHËNDETËSORE”.

***

Gjëra të mira do të ndodhin lexues i dashur. Asgjë nuk ndryshon për t’u bërë më keq. Ndryshimet duan kohë për ta dhënë rezultatin e tyre. Të jetosh në planetin Tokë do të thotë se asgjë e papërballueshme nuk na ndodh.