Live Stories from Prishtina

LIVE

23 Qershor, 2025

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!

I dashur lexues më lejo të të kujtoj diçka: Edhe një tullë dëshiron të bëhet diçka. Të ngrihet mbi vetveten, të shndërrohet në diçka më të madhe; në një katedrale, një piramidë, një rrokaqiell. Asgjë në këtë botë nuk është thjeshtë ajo që duket. Nuk ka “vetëm një tullë”, sikurse nuk ka “vetëm një njeri”. Të gjitha gjërat kanë dëshirën për të qenë më shumë, për të ndërtuar dhe për të krijuar kuptim.

Çka ndodhi dje në Kosovë?

Fox News ka publikuar pamje teksa bombarduesit B-2 po ktheheshin në Bazën Ajrore Whiteman në Misuri, të dielën, pas sulmeve amerikane kundër lokacioneve bërthamore iraniane.

Dita e djeshme ishte e paparashikueshme për iranianët, njësoj siç mund të jetë ndikimi i saj për të ardhmen tonë.

Presidenti Donald Trump tha se SHBA-ja ka kryer një sulm bombardues “të suksesshëm” në tre lokacione bërthamore në Iran dhe se ato janë “shkatërruar”.

Por menjëherë në vend pësoi rritja e çmimit të naftës, pas sulmit.

Dje qarkulloi një pamje të cilën nuk la kush pa e parë, një punëtor i KEK-ut, të cilin ne e pamë dje, por fakti që ai e shumë tjerë çdo ditë kalojnë nëpër situata të njëjta, është si ato situata “që të hedhin hi fytyrës” dhe manipulojnë me realitetin tënd. I mbuluar nga hiri i kanaleve.

Pas luftës aq është manipuluar audienca me informata që kanë pasur direkt ndikim në mënyrën e mendimit dhe veprimit tek qytetarët, sa u patë ndalë edhe ndërtimi i termocentratit “Kosova e Re”, e cila sot do të kishte mundësi të prodhonte rrymë për neve e edhe të eksportonte.

Kontrata për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” u lidh në dhjetor të 2017-ës nga qeveria Haradinaj përmes ministrit Valdrin Lluka, me kompaninë amerikane ContourGlobal.

Parashihej që Contour Global të investonte rreth 1.3 miliardë euro për ndërtimin e një termocentrali me kapacitet rreth 500 megavat. Do të kishte të drejtën për të operuar centralin për 20 vjet.

Kosova përmes KOSTT-it dhe KEK-ut do të garantonte blerjen e energjisë nga ky central me një çmim fiks.

Levizja Vetëvendosje e pati kategorizuar kontratën si “e dëmshme dhe e tepruar”, në përpjekje për ta ndalur, për çështje si çmimi i lartë (≈ 2.6 M€/MW krahasuar me mesataren globale 1.4 M€/MW)

Në një botë ku teknologjia ka evoluar dhe kanë dalë filtra të ndryshëm, arsyeja e ndërprerjes qe ndotja e ajrit!

***

Gjatë dy bastisjeve të tjera, një në Mitrovicë të Veriut e një në Zveçan, Elshani tha se kanë hasur në jelekë antiplumb, fishekë dhe 14 kartela grafike.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha  se janë gjetur armë, municione, granata dore dhe zolla në një stallë kuajsh.

U raportua se arsenali i armëve u gjend në pronën e  Aleksandar Arsenijeviq ani që organet kompetente thanë që “dyshohet se po”, ministri në detyrë i punëve të brendshme Xhelal Sveçla, pohoi se arsenali i gjetur ishte i mjaftueshëm për të kryer një sulm terrorist.

***

Ka njerëz në këtë botë që luftojnë çdo ditë për një mundësi që ti tashmë e ke. Ata nuk ecin, nuk lëvizin, nuk mund të bëjnë as minimumin që për ty është e zakonshme. E megjithatë, ti je këtu qëndron, lëviz, shtynë përpara. Ka ditë kur motivimi duket si i humbur, por pikërisht atëherë duhet të kujtosh se forca jote nuk është vetëm për ty.