Live Stories from Prishtina

LIVE

February 26, 2024

Note: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team

Pothuajse të gjitha ndjenjat njerëzore përfaqësohen në opera. Dashuria, lumturia por edhe tragjedia dhe vdekja janë në qendër të secilës performancë që ndodhë në skenë. Është krejt e natyrshme, pasi që arti kyç i performancave rrjedh pikërisht nga eksperiencat dhe frymëzimet personale.

Opera është madhështore, ajo është një botë tjetër ku më unike e bënë muzika e cila është forma perfekte për të komunikuar emocionet dhe reagimet tek njerëzit.

Krijimi i operës është historia më e suksesshme që ka bërë njerëzimi.

Që nga lindja e saj në Renesancë, opera është portretizuar si një rimishërim i dramës greke, ajo ka evoluar vazhdimisht, duke u bërë forma universale e artit e njohur sot. Drama, poezia, artet pamore dhe ndonjëherë vallëzimet ndërveprojnë me muzikën për të krijuar një alkimi unike. Një opera përbëhet nga katër elemente thelbësore: teksti (‘libretto’) dhe muzika, këndimi dhe vënia në skenë.

Dashuri në shikim të parë, sakrificë, magjepsje, guxim, vetëvrasje ose vrasje: të gjitha ekstremet mund të ndodhin. Disa personazhe dënohen për krimet e tyre, të tjerë gjejnë shpjegim, pendohen… dhe ndonjëherë ka një fund të lumtur!

Edhe pse me një audiencë të vogël, operat përcjellin ngjarje që kanë lënë gjurmë, e nganjëherë vizitorët pikërisht për shkak të historisë së objektit apo rreth ndërtimit të saj preferojnë të vizitojnë shtëpitë e operës.

Operat e para u vunë në skenë në pallatet italiane, prandaj po e fillojmë me Operën e Milanos.

Teatro al Scala, Milan

Ajo është dhoma universale e pritjes së vizitorëve në Milano, gjatë epokës së artë të operës, Teatro alla Scala ishte vendi i zgjedhur për premierat nga Rossini, Verdi dhe Puccini, gjithashtu vuri në skenë premiera botërore të kompozitorit Karlheinz Stockhausen, në vitet 1980.

Kjo sallë është veçanërisht e njohur për lozhën e saj në galerinë e sipërme. Si një ndër sallat e para, në vitet e para të funksionimit u shkatërrua nga një zjarr pas mbajtjes së karnavaleve. Pas rinovimit, objekti u ndriçua me 84 llamba vaji të montuara në skenë dhe mijëra të tjera në pjesën tjetër të teatrit. Për të zvogëluar rrezikun e zjarrit, disa dhoma u mbushën me qindra kova uji. Me kalimin e kohës, llambat e naftës u zëvendësuan nga llambat me gaz; teksa u zëvendësuan nga dritat elektrike në 1883.

Metropolitan Opera House, New York 

Shtëpia më prestigjioze e operës në Amerikën e Veriut u themelua në vitin 1883 dhe u zhvendos në vendndodhjen e saj të tanishme në vitin 1966. Arkitekti, Wallace K Harrison, fillimisht parashikoi atrium (hapësira të hapura nga lart) madhështore dhe statuja imponuese, por kjo u zvogëlua në një dizajn minimalist nga betoni dhe i veshur nga travertin (travertini është një formë guri gëlqeror tokësor)

Brenda saj ndodhen skenat rrotulluese, ka pesë kate nëntokësore dhe dy murale gjigante. Teatri gjeneron një hapësirë me 3,850 ulëse, që e bënë atë teatrin e operës më të madh në botë, si dhe mekanizmat e avancuar teknologjikisht të skenës vazhdojnë të ngjallin frikë.

Royal Opera House, Londër

Kjo shtëpi opere ka ekzistuar në Covent Garden që nga shekulli i 18-të, i cili ishte si sinonim i figurës së George Handel, i cili shkroi shumë nga operat dhe oratoriumet e tij posaçërisht për vendin e shfaqjes dhe interpretoi rregullisht këtu deri në vdekjen e tij në 1759. Pas dy zjarreve katastrofike, mishërimi i tretë i Shtëpisë së Operës Mbretërore projektuar nga Edward Middleton Barry u hap në 1858, me fasadën e saj madhështore, neoklasike duke u bërë shpejt një pikë referimi për vizitorët dhe artdashësit.

Gjatë Luftës së Parë Botërore ajo u përdor për të ruajtur mobilje, ndërsa Lufta e Dytë Botërore e gjeti atë të transformuar në një sallë vallëzimi. Objekti mund të kishte mbetur kështu nëse objekti nuk do të ishte marrë për qira nga botuesit e muzikës Boosey & Hawkes, të cilët vendosën të mblidhnin një ekip ekspertësh dhe adhuruesish për të formuar kompaninë Royal Opera në 1946.

Maria Callas, Luciano Pavarotti dhe Plácido Domingo janë vetëm disa nga emrat e shquar që kanë zbukuruar këtë skenë, ndërkohë që opera gjithashtu gëzon meritën për edukimin e shumë yjeve si Joan Sutherland, Kiri Te Kanawa dhe Geraint Evans, të cilët të gjithë ndërtuan emrat e tyre si interpretues të repertorit këtu.

Teatro Colón, Buenos Aires

Teatro Colón, shtëpia kryesore e operës në Amerikën e Jugut, është simbolika e Argjentinës. Në kohën kur vendi po mbushej me valë të emigrantëve nga Evropa, veçanërisht nga Italia dhe Spanja, shumë të rinj emigrantë dhanë ide dhe kreativitetin e tyre për një operë kështu duke forcuar normat kulturore evropiane në Buenos Aires.

Arkitektët Francesco Tamburini, Vittorio Meano dhe Julio Dormal, ishin vetë emigrantë evropianë dhe ndërtesa që ata projektuan është një lloj përmbledhje estetike e historisë evropiane, me stile italiane, gjermane dhe franceze për të përfaqësuar të gjithë. Opera u hap në vitin 1908 me një prodhim të Aida të Giuseppe Verdit.

Teatri thuhet se posedon akustikën më të mirë në botë, megjithëse Luciano Pavarotti, legjenda e operës nuk ishte fans i kësaj salle. “Teatri ka defektin më të madh: akustika e tij është perfekte! Imagjinoni se çfarë do të thotë kjo për këngëtarë: nëse dikush këndon diçka të keqe, e vëren menjëherë”, kishte shtuar ai.

Sallat e operave në botë janë pasuria më e shtuar e atij vendi, duke qenë si të tilla gjatë luftërave ato u dogjën, por prapë ia dolën të rikthejnë traditën duke punuar edhe më shumë rreth tyre.