Live Stories from Prishtina

LIVE

25 Tetor, 2024

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndan me ty!

I dashur lexues, personi që bëhemi kur rritemi është produkt i prirjeve të lindura e të trashëguara, apo pasqyrimi i përvojave dhe edukatës gjatë rritjes? Cilado që ti e konsideron të arsyeshme, vepro duke u bazuar në të.

***

Serbia po insiston në implementimin e pjesshëm të marrëveshjeve. Ka përfunduar pa marrëveshje edhe raundi i ri i bisedimeve mes dy kryenegociatorëve, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviçit.

Ani pse pati takim trepalësh, kjo nuk prodhoi rezultat konkret. Sikur Serbia po thotë, “Ne bëjmë diçka, ju bëni diçka”?

***

Pushteti bojkoton! Dje u mbajt seanca e katërt parlamentare radhazi pa deputetët e Vetëvendosjes, sepse ata po refuzojnë të marrin pjesë. Ndoshta edhe deputetët e tjerë të partisë në pushtet ishin të zënë në përgatitjen e takimeve të kryeministrit Kurti gjatë ditës?

Ndoshta obligimi i tyre për të marrë pjesë në seanca iu duk si “shumë dhënie e llogarisë”. Seanca e katërt? Ndoshta në një numër tek e jo çift do të marrë pjesë pozita?

***

Presidentja Osmani ka mohuar se është bërë presidente me ndihmën e Radojiçit. Akuza shkëmbyese pozitë-opozitë? Zakonisht e kemi parë që vota nga Lista Serbe shpesh ka luajtur rol në zgjedhje e vendime, por kjo e Behgjet Pacollit, a mos është “Deklaratë për efekte elektorale”?

***

Ka nisur rrugëtimi triditësh i Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin e Kosovës. I padiskutueshëm ishte shkëlqimi i skenës dhe i ngjarjes, por sivjet, në krahasim me edicionin e kaluar, është vërejtur më pak interesim për ngjarjen.

Para intro-s së Festivalit janë lexuar poezi të Gjergj Fishtës, Faik Konicës, Fan Nolit, Atë Zef Pllumit e Ukshin Hotit. Janë poezi për realitete që i përgjigjen edhe kohës së sotme, duke thirrur për unitet kombëtar.

Në ndryshime, duke filluar që nga prezantuesit, këtë vit nuk kishte as Adi Krasta, as Besim Dina; festivali u moderua nga vetë ata për të cilët bëhet: kantautori Genc Salihu dhe aktorja Drita Kabashi – ata e kanë vlerësuar ngjarjen më shumë si ftesë për publikun që ta përjetojë në këtë frymë, sesa si një garë.

Gjashtëmbëdhjetë këngë garojnë në edicionin e sivjetmë të Festivalit të Këngës në RTK. Edhe në natën e dytë (të premten, sonte) do të interpretohen të gjitha këngët garuese.

***

I dashur lexues, nga shija ime personale, “Një të vetme ka në jetë” nga Bledi Kaso me tekst të Eriona Rushitit mbetet e preferuara ime nga kjo natë; uroj të fitojë!