Live Stories from Prishtina

LIVE

June 28, 2024

Muaji korrik këtë vit mban emrin e festivalit Sunny Hill. Prishtina pas pauzës një vjeçare nga viti i kaluar, hap krahët e saj për artistët ndërkombëtarë dhe lokal për katër netë që nuk do të ndalojnë deri në 12 orë program me muzikë.

Me ndryshimin më të madh që nga krijimi i tij, SunnyHill këtë vit mbahet në Bërnicë të Poshtme, tashmë i quajtur si parku i festivaleve, ndryshe nga gjitha herët e kaluara që u mbajt në parkun e Gërmisë.

Por cilat janë risitë e këtij viti?

Alban Kastrati, organizator i festivalit Sunny Hill ishte mysafir në emisionin Drive Time me Shukin 91.1 FM, ku ka ndarë detaje nga përgatitja e festivalit, të cilat mezi prita t’i dëgjoja dhe ndaja me ju që si keni dëgjuar akoma.

“Ky edicion ka me qenë dyfishi i gjithçkaje, dy herë më shumë artista, dy skena, dy herë më shumë kohëzgjatje të programit. Skenat kanë me qenë të dedikuara për muzikë elektronike, DJ, artistë lokal, me emra që njerëzit si kanë besu: Burna Boy, Stormzy, The Blaze, Black Coffee, Dj Snake, Griff, Chloè Caillet, Mygal,  Edgar Kerri, The Martinez Brothers. Ka edhe emra tjerë që kemi me i zbulu”, ka thënë Kastrati.

Ta përjetojmë lindjen dhe perëndimin e diellit së bashku!

E potencoi shumë shpesh këtë fjali Albani i SunnHill-it dhe i jap shumë të drejtë. Pse?

Me të hyrë në Bërnicë, natyra ua mundëson ta shihni Shalën e Bajgorës dhe Kopaonik. Një pamje e tillë vetëm sa do të shtonte hijeshinë e lindjes dhe perëndimit të diellit. Hapësira është e përshtatshme për konceptin e çdo lloj ndeje.

Le të flasim pak rreth skenave dhe kuptimin mbrapa emrave të tyre?

Artistët lokal do të jenë meritorët për atmosferën gjatë ditës, këtë vit nga artistët lokal përformuese për herë të parë në festival do të jetë edhe Dafina Zeqiri pa përjashtuar edhe ata që janë të ditur deri tani si Yll Limani dhe Dhurata Dora.

“Skena kryesore do të aktivizohet gjatë ditës deri në mesnatë, ku një artist ndërkombëtar kryesor do jetë çdo natë, pastaj aktivizohet C4 stage me DJ të muzikës techno, elektro etj.

Pse skena me emrin C4?

C4 mban emrin e hymjes së lagjes Ulpiana, ku jetonte familja Lipa (pra Dua Lipa dhe familja e saj). E tëra kjo me qëllim që të krijohet një identitet rreth festivalit dhe Prishtinës që të rinjtë të kenë kujtime të reja.

DUA LIPA, është promovuesja më e madhe e festivalit. Por a do performojë ajo këtë vit në SunnyHill me albumin më të ri “Radical Optimism”?

Albani në përgjigjet e tij e la pikëpyetje pjesëmarrjen e saj si performuese për këtë vit edhe pse dëshira e secilit do të ishte të dëgjonte Duan. 

Që nga publikimi i albumit të saj të tretë, në turneun e saj nëpër botë, Dua performon vetëm këngët e saj single nga albumi i ri pra; Houdini, Training Season dhe Happy for you, pastaj dhe këngët nga albumet e kaluara.

Me çka do të bëhet transporti deri në Bërnicë?

Si çdo vit tjetër edhe këtë vit festivali ka bashkëpunim me trafikun urban të komunës së Prishtinës. Po ashtu parku është vetëm 5-6 minuta larg nga Ambasada amerikane me mjetet transportuese.

“Ne do të sugjeronim që ata që do të vijnë të përdorin autobusët, jo për shkak të parkingut por për shkaqe sigurie më shumë, pasi edhe pija mund të bëjë efektin e saj”, ka thënë Kastrati.

Sunny Hill organizohet që nga viti 2018 dhe ka sjellë këta artistë: Dua Lipa, Miley Cyrus, J Balvin, Calvin Harris, Martin Garrix, Afrojack, Hardwell, Stormzy, Skepta, AJ Tracey, Action Bronson, Gashi.

E performanca legjendare për Shukin është e Gashit.

Për çmime të biletave individuale e grupore dhe detaje tjera rreth festivalit vizitoni faqen sunnyhillfestival.com.