Dje n’Kosovë
30 Nëntor, 2024
Shkruan: Erletë Rrustemi
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!
Edhe një muaj ka mbetur deri në përfundimin e vitit 2024 dhe ti, lexues, merr kohën tënde për të falënderuar të gjithë njerëzit që të prezantuan me mënyra të reja të jetesës, që të ofruan rehati me praninë e tyre dhe që të ndihmuan të harrosh betejat e tua ditore me momentet e mira që kaluat së bashku!
Dje***
Mbrëmë, në afërsi të fshatit Vragë të Zubin Potokut, me mjete shpërthyese u dëmtua kanali kryesor i Ibër-Lepencit, prej nga furnizohen me ujë disa qytete në Kosovë, si dhe KEK-u për ftohjen e termoelektranave dhe prodhimin e energjisë elektrike. Për shkak të sulmeve me granata dore, autoritetet përgjegjëse po e fajësojnë Serbinë. Në orën 02:00, me një afat rekord, u vendosën gjashtë tuba të përkohshëm me kapacitet për të rikthyer furnizimin me energji.
Këshilli i Sigurisë ka mbajtur në orët e hershme një mbledhje të jashtëzakonshme.
E pse në konferencën e tij për medie, kryeministri Kurti, gjeti hapësirën në këtë situat të ndjeshme të bëjë thirrje që qytetarët të mos lexojnë disa portale, që sipas tij, janë kundër shtetit? Të gjitha drejt situatën e kanë trguar!
***Politikë
Duhen më shumë se gjashtë persona për të luajtur bixhoz! Kryeministri Kurti i përgjigjet Presidentes Osmani në lidhje me akuzën “bixhoz me aleatët” dhe thotë se veprimet në politikën e jashtme i ka marrë në koordinim me të.
***Përditshmëri
FSK-ja drejt përmbylljes së fazës së parafundit për t’u bërë ushtri operacionale. Pret që në Defender Europe 2025 të validojë edhe regjimentin e tretë të këmbësorisë.
***
Prej dhjetorit, Tajvani, vendi më i vizituar nga shqiptarët! Vendi ka hequr regjimin e vizave për Kosovën.
Kulturë***
Mbrëmë me 29 nëntorë, Gjakova u bë shtëpia e muzikës lirike, me mjeshtërit më të njohur të Kosovës, me një Gala Koncert, organizuar nga fondacioni Për Gjakovën, në kuadër të ditëve të nëntorit.
***
Versioni i vetes suaj kur realizoni sa shumë keni kaluar nga viti i kaluar dhe sot ndodheni në një situatë shumë më të mirë se atëherë. Ahhh… dashuri!