Arkiva
28 Mars, 2025
Kategori e re e inspiruar nga slogani i radios tonë “Based on a true story”!
Nëse jeni një lexues i rregullt dhe jeni mërzitur nga mediat online që shkruajnë lajme me informacione që po ju bëjnë të ndiheni të mbingarkuar nga leximi i tyre, këtu keni një sugjerim të vogël se cilat revista digjitale nga fusha të ndryshme mund t’i përcillni për të qëndruar i informuar pa u ndjerë i mbingarkuar.
Hint: Disa prej tyre kanë qëllim të ju bëjnë më emocional (shkrim i autores).

TYPEWOLF
Një faqe interesante për dizajnerët që janë në kërkim të inspirimit. Typewolf, ofron trendet e fundit të fonteve, një burim i pavarur tipografik i krijuar nga Jeremiah Shoaf . Faqja merr mbi 350 mijë vizitorë në muaj. Në këtë platformë do të gjeni listat e fonteve më të kërkuara, listën e fonteve të klasifikuara, alternative dhe argëtuese.

WISERMEDIA
Një faqe online që ju takon në baza ditore me newsletter-s të ndryshme. Wiser, ju rekomandon 7 artikuj të cilat ju mund t’i zgjedhni me dorën tuaj pasi të keni përzgjedhur temat/fushat që ju keni më shumë interesim për t’u informuar; filozofike, psikologjike. Mjafton të regjistroheni me një e-mail që ju e përdorni në baza ditore.

RADIOOOOO
Një media-player, me muzikë melankolike që udhëton nëpër kohë përmes këngëve. Ju duhet të zgjidhni dekadën dhe vendin apo kontinentin që dëshironi dhe poshtë ekranit tuaj do të shfaqet muzika e asaj kohe dhe atij vendi (me titull dhe autor). Madje kjo faqe ju prezanton edhe disa zhanre që mund të jenë të popullarizuara në të ardhmen.

THE RED HAND FILES
Autori i kësaj faqe Nick Cave, ju përgjigjet pyetjeve të fansave në formatin e letrave, por secila prej tyre është e shkruar në formë të eseve medituese/shëruese/ëndërrimtare.
https://www.theredhandfiles.com/

TETRAGRAMMATON
Kreatori Rick Rubin, e definon webfaqen TETRAGRAMMATON, si “inspirim i cili takon në një vend shumë fusha; artin, filmin, shkrimin dhe poezinë”. Nëse jeni shkrimtar, kjo faqe do të provokojë kreativitetin tuaj duke ju dhuruar këndvështrime të ndryshme.