Arkiva
12 Gusht, 2024
Përshëndetje të dashur ish-pushues dhe pushuese të ardhshëm, mund ta marr me mend se sa shumë ndesheni me podcast-e që kohëve të fundit janë shtuar shumë në numër. Por a e keni ndonjë periudhë kur vetëm dëshironi të dëgjoni diçka që lidhet me situatat nëpër të cilat po kaloni/ apo podcastet?
Sot ekipa e Paper do të ndaj me ju podcast-et e tyre të preferuara që ne ua sugjerojmë t’i dëgjoni edhe ju, në qoftë se ju pëlqen përshkrimi rreth tyre.
Jeta ju sugjeron podcastin e Mel Robbins më saktësisht episodën “Let Them Theory”

Të gjithë, kur kalojmë në situata të vështira jetësore ngushëllohemi kur dikush bashkëndjen me ne.
Mel Robbins duket se ka kapur audiencën e saj me shumë situata, një ndër to edhe kjo që na sugjeron Jeta.
Mesazhet mund t’i merrni varësisht se në çfarë qëndrimi mendor jeni.
1-Sa më shpejtë që e kuptoni që nuk duhet të kontrolloni të tjerët për rreth jush aq më shpejt do ta keni vetë në dorë jetën tuaj. Nëse njerëzit bëjnë diçka të keqe karshi jush, thjeshtë “lërini ata”, mos tentoni të hakmerreni. Ju keni zero kontroll mbi atë çka njerëzit bëjnë dhe thonë.
2- Kur njerëzit rreth jush dëshirojnë të largohen thjeshtë lërini.
3-Kur e vini re që njerëzit nuk po përkushtohen ashtu siç ju bëni për ta, thjeshtë “lërini ata”.
Mimi ju sugjeron podcastin e “The Diary of a CEO”.

Kur dëgjojmë për hapat se si perosnalitete të ndryshme me bagazh profesional kanë arritur majat a tyre, gjithmonë pas tyre fshihen lotë, momente stresuese, momente dëshpërimi, momente kur ndjenin nevojën për të hequr dorë, podcast-i që Mimi na sugjeron na flet saktë për këtë.
Aktorë, këngëtarë, avokatë, psikolog, sociolog të gjithë duke dhuruar përgjigje për pyetjet e Steven Bartlett.
Erleta ua sugjeron “Ghost of a Podcast: Astrology and Advice”.

Horoskopi javor dhe asnjë këshillë mistike e kotë për të jetuar jetën tuaj më të mirë fjalë për fjalë. Duke u rritur, babai im më lexoi horoskopin tim çdo ditë para shkollës, kështu që ky është versioni im për të rritur. Unë dëgjoj çdo të diel për të dëgjuar fenomenet astrologjike.