N’Kosovë / photo credits: pinterest Enis Gashi
17 Mars, 2026
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!
Përshëndetje i dashur lexues. Ta nisi ditën me ty, është kënaqësia më e madhe që jeta më ka ofruar; t’i ndaj rreshtat e mi me ty, të ndaj disa minuta të ditës, unë për ty, e ti duke më zgjedhur mua. Faleminderit!
Këtë knaqësi e kuptova kur gjithçka që ekzistonte vetëm në ditët e mira, më mësoi për gjërat që nuk mund të mbijetojnë nën presion.
Të kthehemi tash tek ngjarjet në Kosovë që e ndërtojnë përditshmërinë tonë…
Pas 30 ditëve agjërim, për besimtarët mysliman po afrohet Festa e Bajramit, në Prishtinë është nda pjesa ku blehen kafshët për këtë ditë, delet, shpezët etj. Njerëzit i kaplojnë ndjenjat e mira, ndjenja e bashkimit, e mëshirës.
Në Oscars, pas 11 viteve kur filmi “Shok”, na nderoi e na bëri krenar duke qenë pjesë e nominimit të kësaj ceremoni prestigjioze të kinematografisë në kategorinë “filmi më i mirë i shkurtër”, historinë e vazhdoj Luana Bajrami duke ja dhanë hakun që meriton.
Bajrami të dielën mbrëma është bërë shqiptarja e parë që ka prekur skenën çmimeve më prestigjioze që njeh bota e filmit, “Oscars”. Filmi ku ajo ka rol qendror ka marrë trofeun e madh për kategorinë “Best Live Action Short”.
Në skenë atë e kanë prezantuar si aktore nga Kosova, përderisa kjo arritje përtej një alamet çmimi është edhe një frymëzim për talentet e një vendi të vogël që para pak më shumë se çerek shekulli është përballur me luftë e tentim të spastrimit etnik.
Prej së dielës, “Two People Exchanging Saliva” me Luana Bajramin si “Malaise” hyn te filmat më të vlerësuar të Akademisë Amerikane.
Krenari bre…. <3
Ju lus me ia përcjell dhe filmat tjerë të Luanës, në të cilët ajo ka dhënë shpirtin.
Nëpërmjet filmave të saj si “Luaneshat e kodrës”, Luana Bajrami e çoi Kosovën në festivalet më me nam sikurse Festivali i Filmit në Cannes më 2021.
Në Festivalin e Filmit në Venecie, Bajrami shkoi si aktore në “Heppening” të Audrey Diwan që mori “Luanin e Artë” më 2021, e aty u rikthye një vit më pas me filmin e saj “Bota jonë” një rrëfim për realitetet e ashpra të jetës në Kosovën e pasluftës dhe dëshirën e zjarrtë të të rinjve për t’i kapërcyer ato vështirësi.
***
Deri më 31 mars nuk kemi Kuvend dhe kemi luftë në rrjete sociale, si dhe në mediume se kush doli më viktimë nga i gjithë ky proces. Osmani zgjodhi një medium në Shqipëri për t’i qarë hallet e saj duke e përçuar porosinë se Kurti e paskësh prerë në besë.
Kurti vendosi që të mos merrët me këto deklarata fare, por vendosi ta thirrë opizitën të takim, e opozita u tregu pak më e zgjuar, thanë që vin me një kusht; nëse takimin mbahet pas të bëhet e ditur vendimi i gjykatës; nëse vendimi i Osmanit për shpërndarjen është kushtetues apo nëse 30 ditëshi është relativ.
***
Qeveria e Kosovës para tre ditëve ka vendosur të zbatojë ligjet për të huajt dhe automjetet, të cilat kërkojnë që personat pa dokumente kosovare të pajisen me leje qëndrimi dhe që veturat me targa të huaja të mos qëndrojnë më shumë se tre muaj pa autorizim.
Megjithatë, pas një takimi me të dërguarin e BE-së për dialogun, Peter Sorensen, Qeveria ka bërë një kompromis për serbët e Kosovës që nuk kanë dokumente të Kosovës: ata do të mund të marrin leje të përkohshme qëndrimi për 12 muaj dhe do të lejohen të përdorin letërnjoftimet e Serbisë si mjet identifikimi.
Përderi sa duhet të dëgjohet Evropa, qishtu ngadale kemi me i dëgju, qiku vendim a nënkupton me lëshu pe edhe me pranu dokumentacionet që lëshohen nga strukturat ilegale serbe?
****
Me durë të lidhta, pa e ditë a kanë mu ndërmarrë vendimet që i vynë vendit tonë, qishtu vazhdojmë me prit, deri sa njerëzit që i kemi ngrit vetë, të vendosin kur është boll për ta, e kur për ta është koha me vepru “në të mirën e vendit tonë”

