Live Stories from Prishtina

LIVE

16 Shkurt, 2026

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës së djeshme me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Shqipërinë tonë. Paper ndanë me ty!

Mirëmengjesi i dashur lexues, kjo që do lexosh tani është esenciale për t’u rikujtuar sado dramatike që mund të tingëllojë në fillim: mos i ruaj këpucët dhe rrobat e tua të reja për ngjarje të veçanta, në ditët e sotme të zgjohesh çdo ditë është ngjarje speciale.

Çka ndodhi këto ditë në Shqipëri? Kush tha çka, e kush e lëndoi kë?

Kur nëpër botë po bëjnë bujë dokumentet e Epstein, ku çdo ditë po mësojmë diçka të re për dikë, përpjesëmarrjen e dikujt të ri, e kur kjo po kap vëmendje globale, në Shqipëri, dje vëmendja ka qenë tek riatdhesimi i Eva dhe Endri Dumanit nga Siria në Shqipëri.

Pas 12 vitesh që u rritën e kaluan një pjesë të jetës në kampet e Sirisë, më 4 shkurt Eva dhe Endri në bashkëpunim me inteligjencën turke, e ajo turke në bashkëpunim me atë shqiptare ndihmuan në rikthimin e tyre në Adana në Turqi, një qytet në kufi me Sirinë.

E rritur jetim pasi atje humbi babain dhe gjyshen, Eva ndërtoi një hartë me emrat e të burgosurve shqiptarë në Siri, të cilën ja nisi dajës së saj në Turqi.

Shqipëria ka organizuar katër operacione të suksesshme të rikthimit të të burgosurve shqiptarë, në vitin 2022, qeveria shqiptare me insitucionet kurde nënshkruan një marrëveshje për rikthimin e 13 personave, gra, fëmijë e burra, por atëherë Eva nuk kishe pranuar kthimin në vend.

***

Drama rreth pezullimit të ministres Belinda Balluku po vazhdon ende. Sa e pazëvendësueshme qenka, e sa vendimet po mbetkan peng pa të, sa boshllëku doli në pah, sipas Ramës.

“E do duroj, do duroj, s’do mundem më, do të hidhem…”

Meqenëse Gjykata Kushtetuese nuk mori një vendim konkret sipas Kryeministrit Rama, sot ai në cilësinë e deputetit, së bashku me Kryetarin e grupit Taulant Balla dhe me Kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, do të nisë tre nënshkrimet e tyre që të depozitoj nismën për të adresuar menjëherë boshllëkun në fjalë.

****

130 studentë të arkitekturës për dy javë kanë projektuar dhjetëra projekte të ristaurimit pët objektet kulturore historike në Gjirokastër.

 Projekti është mbikëqyrur edhe nga instituti i trashëgimisë, UNESCO dhe do t’u dorëzohet për t’u zbatuar kur të jetë nevoja.

Ideja e përfshirjes së studentëve në një punë kaq praktike, e vizualizon më shumë për ta idenë rreth terenit të punës si dhe ndikon në rritjen e motivit për ta, kur e dinë që projektet e tyre kanë mundësi të aplikohen diku… super ide!

***

Të përjetosh pikëllimin, e pas tij gëzimin, e pas gëzimit të njohësh prap vuajtjen, tregon një cikël që është po aq natyral sa është vet jeta. Të jesh në gjendje të kërkosh dhe t’i vësh re detajet e mira edhe kur je ndarë i dëshpëruar mijëra herë, kjo mjafton për të treguar për forcën tënde <3