
Fije jete
“Fije Jete”, një emision nga Anila Sulstarova
Ka njerëz që flasin për jetën me receta dhe ka të tjerë që e dëgjojnë jetën fije pas fije derisa të kuptojnë se asgjë nuk është vërtet “e zakonshme”. Anila Sulstarova është një nga ata njerëz.
Psikologe, psikoterapiste, supervizore dhe pedagoge në Fakultetin e Shkencave Sociale, ajo ka mbi 20 vite përvojë në fushën e shëndetit mendor dhe punën me historitë e njerëzve. Por “Fije Jete” nuk është një zgjatje e profesionit të saj është një ftesë njerëzore.
Një hapësirë intime, ku zëri zë vendin e zhurmës, ku një pyetje pa përgjigje vlen më shumë se një fjalë e madhe.
Një emision për ata që nuk kanë nevojë për leksione, por për praninë e një mendimi të thellë, të ndershëm ndonjëherë të dhimbshëm, ndonjëherë të qeshur.
Për ata që vuajnë pa e treguar, për ata që nuk kanë mikrofon, por kanë histori, për ata që duan të kuptojnë më shumë nga vetja dhe nga të tjerët.
“Fije jete” nuk është një përgjigje, është një ftesë!