
World music
Himnet tibetiane, ragat indiane, misteri i zërave të Bullgarisë, polifonia e Jugut të Shqipërisë, muzika latine, folklori i skandinavëve, dhe çdo lloj tjetër muzike nga Lindja e Mesme, Afrika, Oqeania e Amerika e Jugut – transmetoheshin për dy orë rresht në top-listën e vetme në vend për zhanrin World Music. Çdo të mërkurë, nga ora 20:00, Petrit Çarkaxhiu na udhëhiqte në World Music Top 20, në 91.1 FM, Paper Radio.
