Dje n’Kosovë
6 Dhjetor, 2024
Shkruan: Erletë Rrustemi
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!
Është e mahnitshme se sa i plotë është iluzioni se bukuria është mirësi! Pra, lexues, nëse do të më kërkoje këshillën më të rëndësishme që mund të jepja, atë që e konsideroja si më të dobishmen për njerëzit e epokës tonë, do të thoja thjesht: ndal një çast, pusho, puno më pak, shiko përreth dhe analizo se çfarë mbetet në fund – bukuria apo shpirti?
***Dje n’Kuvend
Pushteti me muaj ka bojkotuar seanca; ka pasur raste kur kanë prishur kuorumin dhe kanë treguar papërgjegjësi ndaj votuesve të tyre. Tani, para përfundimit të vitit, ngrihen dhe mbajnë seanca deri në mëngjes, sikur të varej jeta e dikujt nga miratimi i ligjeve të tyre. Për më tepër, kjo seancë u mbajt pa opozitën, sepse ata hynë vetëm në mëngjes; qëndrimi i tyre është regjistruar, dhe tani komunikojnë nga rrjete e tyre sociale për çkado që kanë për të thënë. Çka është kjo prezenccë e opozitës pa prezencë!!!!
Kryesorja e kësaj dite nisi me:
Pengimi i deputetëve të Listës Serbe në Kuvend – Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka ndaluar pjesëmarrjen e deputetëve të Listës Serbe në një seancë plenare, çka ka shkaktuar debat mbi kushtetutshmërinë e këtij veprimi. A është kjo një përpjekje për të përkrahur emocionet e masës, e cila ende është e mllefosur nga sulmi i javës së kaluar? Kur listës serbe i thuhet “shkoni i rrini gatitun shefit tuaj kriminel Radojciqit”, pse një pyetje e tillë nuk i shtrohej edhe deputetes Mimoza Kusari, kur i publikoheshin përgjimet me Radojciqin dhe bisedat ku kërkohej ndihma për kalimin e ligjeve?
Kuvendi miratoi gjithashtu një ligj të rëndësishëm:
Miratimi i Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme – Ky ligj u cilësua si një hap i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit. Sidoqoftë, opozita ka shprehur kritika të ashpra ndaj procesit.
***Vend
Vizita e Albin Kurtit në Sarajevë – Kjo vizitë ka shkaktuar reagime në rajon, përfshirë kritika nga politikanë serbë, si Milorad Dodiku, që e cilësuan si provokim politik.
***Vend
Arrestime të reja nga Gjykata Speciale – Janë arrestuar individë të lidhur me ish-UÇK-në, përfshirë Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun. Këto arrestime kanë ngjallur reagime, përfshirë kërkesën për transparencë dhe paanshmëri nga partitë politike.
***Kulturë
Galeria 17 e ka prezantu një seri ekspozitash për “Pop Art Week” me artistët/et e njoftuna. Me 02.12 ka qenë “250°C” nga Kemil Bekteši; me 04.12.2024 “Man of the Castle” nga Blerta Kambo; me 06.12. (sot) “A silent scream is a yawn” nga Manushaqe Ibrahimi ndërsa me 09.12.2024 “50 milje në veri të aeroportit të Tiranës” nga Ornela Alia. Mediumet janë të llojllojshme, biografia e artistëve poashtu premton diversitet shprehjesh e temash intriguese për këtë event të fundit të vitit prej Galerisë 17
Nëse doni të jeni të lumtur, atëherë bëhuni të tillë. Ju vetë e përcaktoni këtë!