Live Stories from Prishtina

LIVE

December 12, 2022

Note: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team

Kur dielli ngrohë tokën, fillojmë ta mungojmë borën, ndërsa kur bora mbulon tokën fillojmë ta mungojmë ngrohtësinë dhe diellin.

Prandaj, çdoherë duhet të përpiqemi të shijojmë momentin dhe të shijojmë çdo benefit që na jep secila stinë.

Si skiator apo edhe si snowboarder, dimri na ofron mundësinë për të shijuar skijimin nëpër male dhe kodra.

Nëse i japim një shpjegim pyetjes se pse njerëzit shkojnë në skijim, mund të themi se është për arsye se “ne dalim në të ftohtë, vendosim skijat në këmbë, ulemi në një teleferik që na çon në majë të një mali. Pastaj, bëjmë çmos për të rrëshqitur nga mali sa më shpejtë në mënyrë që të arrijmë poshtë për të pirë dhe ngrënë diçka të nxehtë”. Domethënë, krejt procesi të dhuron nga një kënaqësi të veçantë.

Evropa ofron disa nga destinacionet më të mira për skijim, me relievin më të mirë dhe pozitën gjeografike më interesante në botë.

Ne sot do të kapim harkun që përfshin të gjitha Alpet në Evropë, duke filluar nga Zvicra, Franca, Austria, Italia dhe Kosova, që konsiderohen disa nga shtigjet më të famshme për skijim.

St. Moritz, Zvicër

Drita e bukur përgjatë luginës së lartë të Engadinit mundëson skijimin perfekt në vendin i cili konsiderohet vendlindja e skijimit, me mbi 150 vite traditë në këtë sport. I njohur edhe për mbajtjen e Lojërave Olimpike të skijimit gjatë viteve 1928 dhe 1948, e shtrirë rrëzë malit Corviglia me një lartësi prej 2 mijë e 486 metra, i njëjti mal përdor rrafshin e saj edhe për patinazh. Kjo qendër e skijimit ofron rreth 20 teleferikë, ku do të gjeni shpate dhe pista për çdo nivel të skiatorëve.

Ku të qëndroni

Duke ofruar luksin që disa vizitorë preferojnë, St. Moritz rrethohet me disa nga pallatet më luksoze të stilit gotik, hotelin Badrutt dhe hotelit Kulm, me pamje nga Alpet Zvicerane, të cilën mund ta shijoni duke ngrënë një nga pjatat zvicerane me makarona klasike.

Chamonix, Francë

Vendndodhja e tij në Mont Blanc në majën më të lartë të Evropës me 4 mijë e 807 metra, e bën Chamonix një nga ikonat e skijimit në tokat franceze dhe jashtë. Lartësia e malit dhe akullnajat rreth Chamonix kanë një efekt ftohës që ruan borën deri në muajin Maj.

Ku të qëndroni

Pasi të bëni një skijim të gjatë dhe të lodhshëm, ne ju preferojmë të shijoni ushqimet me shumë kalori nga restoranti Le Panier des 4 Saisons, dhe krepat franceze me krem djathi.

Kitzbühel, Austria

Nuk ka më bukur dhe më romantike se kur qytetet e skive rrethohen me mure, si ai i Kitzbühel, në Alpet austriake, jo shumë larg nga qyteti i Salzburgut. Ndërtesat e tij shumëngjyrëshe strehojnë hotele luksoze dhe dyqane të shtrenjta, si dhe bujtina të vogla private. Teksa për të gjithë skiatorët ka pista të skijimit prej 170 kilometra, ku së bashku me pistën fqinje SkiWelt, krijojnë pista me shteg prej 400 kilometra dhe shërbehen nga 90 ashensorë.

Ku të qëndroni

Nëse nuk keni qenë kurrë në një vendpushim modern – vende të tilla si Schloss Lebenberg dhe Tennerhof, të vendosur buzë një pylli me pisha ku erërat e lehta ledhatojnë fytyrën tuaj, ju mundësojnë të përjetoni skijimin perfekt.

Val Gardena, Itali

160 kilometra shtigje dhe teleferikë të Val Gardenës lidhen me ato të luginës së Gruppo del Sella, duke krijuar afro 400 kilometra ski që përfshin edhe akullnajën Marmolada. Gati dy të tretat e terrenit të Val Gardena është për skiatorë të avancuar dhe ekspertë, ndërsa ndan për skiatorët fillestarë rreth 130 kilometra për t’u shijuar. Në këto qendra të skijimit italian, do të gjeni një atmosferë relaksuese dhe mikpritje autentike alpine, si dhe shtëpiza të vogla dhe bujtina tradicionale që shërbejnë gatime vendase.

Gjysma e teleferikut e kësaj qendre të lejon ta shijosh pjerrtësinë e tërë vendit.

Ku të qëndroni

Hoteli modern i Miramonti ofron picat fantastike italiane me salcën autoktone të domateve.

Gjeravica, Kosova

Cat-skiing është një stil i skijimit i shpikur në Amerikën e Veriut dhe është shfaqur vetëm në këtë anë të Atlantikut në destinacione jashtë pistave. Pak destinacione evropiane të skive janë aq intriguese sa Bjeshkët e Nemuna, teksa vendasit quajnë vargmalet e Gjeravicës në kufirin shqiptaro-kosovar, shpatet e sipërme të së cilës janë bërë të qasshme për njerëzit vetëm për herë të parë në shekullin e 21-të.

Ku të qëndroni

Birra kosovare dhe darkat sezonale pa menu mirëpresin në shtëpi skiatorët e lodhur, të cilët gjithmonë çuditen nga eksplorimi i një parajse të egër jashtë pistave, që është edhe shtëpia e ujqërve, arinjve dhe rrëqebullit.

Ne ju rekomandojmë këto qendra të skijimit të gjithë atyre që skijojnë, por jo vetëm. Ju mund t’i vizitoni këto vende të mrekullueshme me qëllimin e vetëm për t’u relaksuar dhe për t’i shijuar pamjet mahnitëse që ju ofrojnë.