Live Stories from Prishtina

LIVE

22 Janar, 2026

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës së djeshme me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Shqipërinë tonë. Paper ndanë me ty!

Si është ajo thënja i dashur lexues “que sera sera”, çka ka për të ndodhur do të ndodhë. Nuk është e jona që ta dimë të ardhmen por ne do jemi dëshmitarë të saj. Dëshmitarë të asaj që do  na ndihmojë të vendosim ndryshe për më tej.

Çka ndodhi dje në Shqipëri?

Shqipëria ka vendosur të eksportojë paqe këtë herë. Dje qeveria miratoi marrëveshjen që na bën anëtar themelues të Bordit të Paqes për Gazën.

E keni dëgju tashmë këto ditë, Bordi është një organizatë ndërkombëtare që synon stabilitet, paqe dhe rend ligjor në zonën e konfliktit me vota, kryetar, veto dhe gjithçka që i duhet paqes moderne për të funksionuar.

Statusi i “anëtarit themelues” e vë Shqipërinë në tavolinën e madhe të vendimmarrjes globale, duke rritur profilin ndërkombëtar dhe duke e pozicionuar vendin si faktor stabiliteti, veçanërisht në Lindjen e Mesme.

Me një detaj të vogël, që vlen të theksohet, financimi është “vullnetar”, imunitetet janë të garantuara për secilin shtet me mandat 3 vjeçar ndërsa kush paguan mbi 1 miliard dollarë në vit, nuk i skadon mandati kurrë.

“Tak lekun, tak paqen”

 

***

 

Ndërkohë që Shqipëria hyn në faza paqeje, kryeministri Edi Rama nuk vonon e zbret për një kafe 40-minutëshe në Vlorë, por me kë se?

Darkë pune dhe një tur arkitektësh nga e gjithë bota, në shoqërinë e Ivanka Trump dhe Jared Kushner. Axhenda mbetet sekret shtetëror, por fjala “Sazan”, është emri më i dëgjuar.

Takimet u zhvilluan nën masa të shtuara sigurie, e këta dy të fundit vazhduan drejt Orikumit.

 

***

 

Në anën tjetër të realitetit, të shkuarën mund ta lëmë pas, vetëm atëherë kur zgjidhen disa gjëra.

Në 15 vjetorin e protestave të “21 janarit” në Shqipëri, të cilat përfunduan tragjikisht me vdekjen e 4 personave, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço deklaron se në atë ditë nuk ka qëlluar vetëm një armë shteti, por disa dhe se për to nuk është hetuar kurrë seriozisht.

Sipas tij, një provë e re e ardhur nga SHBA-ja mund të hapë më në fund fijet mes urdhrave të Gardës dhe politikës.

 

***

Pra, ndëse duam të flasim, e marrim pjesë në paqe globale, t’i kërkojmë ata plumbat që nuk u numëruan kurrë për të vendosur fillimisht drejtësi vendase. Sido që të ndodh, koha na tregon gjithçka, siç e thash edhe në fillim, “que sera sera”.