7 Janar, 2026
Shkruan: Erletë Rrustemi
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!
I dashur lexues, ky kapitull i 2026-ës, është për ta liruar presionin që të mos i përballosh të gjitha presionet vetëm. Fol për gjërat që të nevojiten dhe kërko ndihmë nga njerëzit që ke afër, tek e fundit njerëzit për këto momente janë.
Si në momentet e këtyre ditëve që uji i ka mbuluar qytetet si Malishevë, Drenas, disa vendeve në Vushtrri, fshatra në Lipjan, Gjakovë, ku banorët në çdo sezonë prej shirave më të dendura përballen me vërshime, në shtëpi, lagje. Çdo vit, në vjeshtë e në dimër me problemin, frikën, dëmin emocional e financiar të njëjtë.
Sa shterruese për energjinë njerëzore, sa problematike për t’u përballur… lumenj që dalin prej shtratit, lumenj të ndotur ku vetëm në këto periudha sheh kanape, e objekte që as që ta merr mendja që dikujt ju ka kujtu t’i hedhë në ujë, e një ditë të njëjtat objekte ndikojnë në bllokimin e rrjedhës së ujit, ujëra të zeza që nuk munden me i përbi ujërat sa duhet.
Unë nuk e kuptoj, nëse çdo vit shkaktohen dëme të njëjta nga problemet e njëjta, pse nuk evidentohen që ky problem mos të përsëritet.
Është 7 janari edhe dikush ka qëndru për orë në ujë, duke pastru e duke tentu me lëvizë. Uji duhet me qenë minus dhe trupi duhet me duru një temperaturë të tillë.
Edhe sa herë duhet me renovu diçka në shpi, secili njeri që u përball me pasojat e këtyre vërshimeve. A e bëjnë mend institucionet përgjegjëse, që e sigurojnë një rend, një rregull, një sistem që këta persona e kanë kalu një jetë duke punu, për ta siguruar një shtëpi, një strehë dhe sot e sheh duke ju dëmtu… dhe prap pare, prap dëme.
Ky cikël i pa ndalshëm përsëritjesh… insane!
***
Tash zgjedhjet kanë përfundu, na ka mbetë veç me i pa deputetët teksa rehatohen në vendet e tyre. Sa bukur!!!
Ironikisht bukur, pafund bukur!
Dy drejtëza paralele, në vendin e njëjtë por as një pikë për përputhje.
****
Këtë herë është interesant me pa njerëz të ri që po bëhen pjesë e Kuvendit. Njerëz që në kohë rekord, ja kanë dalë me fitu mbështetjen e njerëzve, sidomos nga opozita dhe bravo ju qoftë.
Një rekord për tu përmendur më tingëlloi rasti i Janina Ymerit, nga qyteti i Ferizajit e nga radhët e LDK-së.
Kjo e fundit në zgjedhje lokale si asambleiste i ka marrë 123 vota, e në nacionale ja doli që t’i grumbulloj 20 mijë vota. wow.
Një prej indikatorëve ka qenë njohuria e saj për sektorin energjetik në vend. Ajo në rrjetet e saj sociale kish pohu, që ja ka dal me fitu, pa investu financiarisht në promovimin e saj.
Videot e saj duke tregu importin e rrymës nga Serbia.
Deputet i ri në Kuvend është edhe Arian Tahiri nga radhët e PDK-së, i cili mori vëmendje pas garës për kryetar të Mitrovicës.
Sipas rezultateve të tanishme, nga Lëvizja Vetëvendosje për herë të parë në Kuvend do të hyjnë: Rufki Suma, Blerim Gashi, Taulant Kelmendi, Fatos Geci, Hysen Durmishi, Jeton Raka, Arsim Ademi, Sylejman Meholli dhe Vigan Qorrolli.
Nga Partia Demokratike e Kosovës, të rinj në Kuvend do të jenë: Arian Tahiri, Arben Mustafa e Besa Kabashi-Ramaj.
Lidhja Demokratike e Kosovës pritet t’i ketë si deputetë të rinj: Janina Ymeri, Adelina Thaqi-Meta dhe Ermal Sadiku.
***
Skema e re e rabatit në industrinë e filmit ka sjellë 1.6 milionë euro investime të huaja në Kosovë gjatë vitit 2025, duke u vlerësuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës si sukses i vitit të parë të zbatimit, megjithëse raporti mungon në transparencë dhe Kosova vazhdon të mos ketë përfaqësim në garën për “Oscar”.
Rabati është një rimbursim financiar që shteti ja kthen një kompanie pasi ajo ka bërë shpenzime të caktuara brenda vendit.
***
Forca për të folur, për të kërkuar ndihmë dhe për të mos u dorëzuar mbetet mënyra më njerëzore për ta mbajtur shpresën gjallë dhe për ta shtyrë ndryshimin.