Live Stories from Prishtina

LIVE

October 25, 2023

Note: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team

I vendosur në brigjet e Lumit Tagos në veri, sharmi i Lisbonës është i bazuar në lidhje të forta të qytetit me të kaluarën.

Pallatet e renovuara, kishat madhështore dhe kështjella mbresëlënëse pasqyrojnë trashëgiminë e pasur kulturore të qytetit. Përzierja klasike e lagjeve, kulturës dhe arkitekturës e dallojnë këtë kryeqytet nga kryeqytetet tjera evropiane dhe e bëjnë atë të prijë në listën e qyteteve për t’u vizituar.

Qyteti që sipas legjendës është i vendosur në shtatë kodra, me trotuare me kalldërm dhe gurë, si dhe me rrugë të ngushta të mbushura me kafe te stilit Art Nouveau premton shumë për turistë.

Vendet më të famshme në Lisbonë janë pozicionuar afër Rossio dhe Praca de Comercio, të vendosura në kodër afër Kështjellës të St. George- Alfama dhe Mouraria si dhe përgjatë lumit Tagus- Belem.

Lisbona reflekton portugezët si popull që kanë pranuar kohërat e reja por jo duke lënë anash traditën, historinë dhe rrënjët fetare. Brenda qytetit ka disa atraksione për të vizituar dhe vlen të përmendet se njerëzit në shumicën e rasteve janë të sjellshëm dhe miqësor.

Mënyra më e mirë për të zbuluar Lisbonën është duke u “humbur” në rrugët e ngushta. Çdo rrugë e ngushtë ka një histori tjetër dhe çdo histori do të arrijë lehtë në zemrën tënde.

Nëse në çfarëdo kohe ju rastis të dëgjoni artistë duke luajtur muzikë Fado, ndaloni dhe shijojeni atë moment.