Live Stories from Prishtina

LIVE

July 12, 2024

Nëse ndonjëherë hapen tema se si njerëzit e shprehin ose shohin artin, çdoherë i mendoj të gjitha format se si komunikojnë njerëzit.

Mënyrën si flasin, mënyrën si qajnë, mënyrën si qeshin, manipulimet që dijnë t’i bëjnë, faktin si i transmetojnë informatat nga këndvështrimi i tyre, pra të gjitha i konsideroj art në vete.

Më së shumti art e konsideroj faktin si dikush di ta përpunojë vizionin e dikujt në formën më të mirë reklamuese.

Sot dua të ndaj dy nga reklamat e punuara nga Paper Communications, të cilat unë i vlerësoj si kryevepra të cilat e përshkruajnë edhe tërë fëmijërinë time.

Korporata- Ujë Rugove

Vetëm mund të them që ndihem krenare që ekziston një reklamë e tillë e realizuar dhe ideuar nga njerëzit tanë, pra shqiptarë. Edhe reklamat më të komentuara në botë, nga kompanitë më presitigjoze (coca-cola meqenëse njihet për reklama të mira) nuk më dhuron emocionin e njejtë si kjo e Rugovës.

E pse ndihem kështu është për shkak të këtyre detajeve më poshtë:

Fillimisht e xhelozoj këdo që e ka herën e parë që e sheh këtë reklamë, do të doja ta përjetoja edhe njëherë emocionin e parë.

Reklama më e famshme për Ujë Rugove është ajo e vitit 2011. Të gjithë tingujt që dëgjohen në këngën e reklamës janë krijuar duke përdorur vetëm shishe dhe bidona nga Ujë Rugove. Duke krijuar tingujt e këngës “Vallja e Rugoves” (për të ju përshtatur origjinës së produktit Ujë Rugove). Diçka që i identifikonte reklamat e punuara nga Paper Communication, ishin motivet shqiptare që përdoreshin për të ekzekutuar idenë.

Një fakt interesant rreth reklamës; kryesori me kontribut profesional sa i përket muzikës dhe idesë ishte artisti Shpat Deda. Materialet që u përdorën ishin qelq dhe plastikë, pataj guralec dhe lidhëse vunice. 

Tingujt e muzikës janë punuar në studio muzikore, ndërsa aktorët brenda reklamës janë trajnuar për performancën e tyre. Shikuesit e reklamës janë grumbulluar vetë pas kuriozitetit të prapaskenave.

Ujë Rugove 2011, mbete reklama më e mirë shqipe dhe indikator kryesor që ndërroi strategjinë e reklamave.

 

Reklama:

 

 

 

Prapaskenat:

 

 

Prishtina International Airport “Adem Jashari”, viti i krijimit 2013

Kur Kosova u bë me  aeroportin më të madh që kishte pasur ndonjëherë, sigurisht që reklama për një arritje të tillë duhej të përmbante mesazh emocional. Reklama është disa pjesëshe dhe u titullua “filmi”. Çka më mirë se përfshirja e fëmijëve në këtë reklamë???

Fëmijët, e ardhmja e një vendi pas shpalljes së pavarësisë, që ndërtojnë një makinë me një histori dashurie mbrapa. Duke ndërtuar flamujt e vendeve që kanë pranuar Kosovën si shtet në formë të fluturakeve.

Me tekst muzikor nga Rina Bilurdagu, i cili flet për traditën e shqiptarëve e cila prap përqon mesazh, për mbështetjen që i japin njëri-tjetrit, për zemrën plot e xhepin bosh, sfidat të cilat i kalojnë bashkë deri në ndërtimin e një të ardhme të përbashkët.

 

Reklma, pjesa 1

 

 

 

Reklama, pjesa 2