Live Stories from Prishtina

LIVE

7 Mars, 2023

Note: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team

Sfidat që shqiptarët kaluan përgjatë viteve në një rrugëtim aspak të lehtë, kishin për qëllim që në ditët e sotme të lexohet, të shkruhet dhe të kujtohen veprat shqiptare që dikur vendosen themelet se nga kur daton gjuha shqipe.

Vepra përmes të cilave janë shfaqur aspekte kulturore, tradita dhe çdo vlerë që e karakterizon popullin shqiptar, tashmë janë të lashta. Kur flasim për lashtësi, është lehtë të detektohen veprat e para, ngase janë pak por janë të veçanta.

Pavarësisht se shkolla e parë shqipe daton në vitin 1877, shkëndijat e para nëpër veprat shqipe datojnë shumë më herët. Ndër këto data patjetër se përfshihet edhe 7 marsi, e cila tregon hapjen e mësonjëtores së parë shqipe në Korçë me drejtor dhe mësues të parë Pandeli Sotirin. Sot kjo datë, na dhuron hapësirë të kujtojmë të gjitha sakrificat që u bënë për të mbajtur gjallë gjuhën shqipe.

Sot do t’iu njoftojmë me veprat që i vunë “themelet e gjuhës shqipe”.

Ta kujtosh se nga shekulli i 15-të, fëmijët kanë marrë pagëzimin e tyre në gjuhën shqipe bazuar në dokumentin e parë shqip, që është “Formula e Pagëzimit”- Pal Engjëlli, kjo të bënë ta kuptosh se populli ynë ka një histori e cila është e mbushur me sakrifica dhe festohet me data të ndryshme, varësisht prej “fitoreve” që u ngadhënjyen.

Por, historia sigurisht se u shkrua kur pjesë e saj ishin edhe heronjtë. Ndër to, “Historia e Skënderbeut”, 1508-1510, shkruar nga Marin Barleti, njihet si vepra e dytë shqipe e cila dha kontributin e saj në njohjen e historisë dhe përcjelljen e gjuhës shqipe ndër breza. E shkruar disa dekada pas vdekjes së Skënderbeut, libri përshkruan historinë e heroit për të mbajtur gjallë rrënjët shqiptare.

Meshari i Gjon Buzukut, mendohet të jetë libri i parë shqip, i cili u përkthye nga vetë prifti Gjon Buzuku nga italishtja dhe latinishtja. Vepra, sot ka vetëm një kopje të cunguar që ruhet në Bibliotekën e Vatikanit, pasi supozohet se u botua në Venedik, teksa u shkrua në shqipen e kohës me alfabet latin gjysmë-gotik.

Këto tre libra ishin vetëm nismëtarët e një rrugëtimi i cili ende vazhdon. Vepra të ndryshme sollën edhe ideologë dhe rilindas të ndryshëm, të cilët vazhduan revolucionin për të pasuruar fjalorin shqip.

Teksa unifikim u shfaq me përgatitjen e abetares së parë, nga personaliteti i shquar Naum Veqilharxhi. Hartimi dhe realizimi i abetares e vuri popullin tonë në radhën e vendeve të qytetëruara, duke treguar se ky vend i vogël ka një popull me karakteristikat e tij, me gjuhën dhe zakonet e veta dhe me një thesar të trashëguar nga brezat.

Punën e Veqilharxhit e vijoi Kostandin Kristoforidhi, i cili në vitin 1867 botoi një abetare në gegërisht dhe tjetrën në toskërisht, ku në të njëjtën kohë ua mësoi shqipen shumë bashkatdhetarëve gjatë udhëtimeve nëpër Shqipëri. Epokën e re për librat shkollor e përgatitën figurat si Jani Vreto, Sami Frashëri, Pashko Vasa dhe Koto Hoxhi, të cilët gjatë periudhës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në vitin 1879, botuan “Alfabetarja e gjuhës shqipe”.

Një punim i mirëfilltë shkencor i Abetares Shqipe u realizua pas vitit 1944, përgatitja e së cilës u vu mbi baza shkencore pedagogjike e gjuhësore, e cila i dha edhe më shumë rëndësi edukimit dhe hapjes së shkollave.

Rëndësia historike e 7 Marsit është dhe mbetet jetike.