Live Stories from Prishtina

LIVE

29 Gusht, 2024

Shkruan: Kujtim Fazliu

 

Në jetë duhet të sillesh sikur çdo punë e jotja në këtë botë është duke e transformuar atë.

Ja një rishikim i një libri të sugjeruar nga Kujtimi, miku im, gjë që mund të jetë ndihmes në përzgjedhjen e librit tuaj të rradhës.

Kujtimi: Brave New World apo Bota e re e Guximshme, novele distopiane e Aldous Huxley. Është një ndër novelat që duhet lexuar. Lexuesi gjatë shfletimit të faqeve do të përjetoje mjeshtrinë e fjalëshkruesit anglez i cili me pendën e tij e përshkroi një botë aq të zymtë dhe provokative.

Një botë ku njerëzit prodhohen në laboratore dhe janë të ndarë në klasa. Një botë ku soma (substance narkotike) ju administrohet popullatës në mënyrë që të kontrollohen dhe të ndiejnë
kënaqësi permanente (qëndrueshme).

Brave New World është po ashtu një ndër ato novelat, që ngacmojnë imagjinatën. Lexuesi tundohet që të tërheq një paralele midis asaj që ndodh në novel dhe botës ku jeton ai. Pa dashur që të krijojmë temë konspirative, por, a nuk është ëndërr e çdo burrështetasi me
tendenca diktatoriale që të kontrolloj disi popullatën? Qoftë përmes rrjeteve sociale, platformave të ndryshme që kanë për detyrë komunikimin masiv me audiencën. Dërgimin e mesazheve subliminale përmes reklamave të ndryshme, që deportojnë në të përmes kutive të vogla që i mbajmë në xhepa si dhe relikave moderne të ngjitura nëpër muret e shtëpive tona?

Ose, ndoshta përmes recetave mjeksore që prodhohen nga Big Pharma?

E gjitha kjo ndoshta dhe tingëllon paksa e egzagjeruar, por, lexues i dashur të takon ty që ta gjykosh vete në fund. A ka tendenca të tilla në vendin ku jeton ose në regjion apo me larg. Një gjë është e sigurtë imagjinata e lexuesit domosdoshmërisht do te ngacmohet nga rreshtat e Huxley- it.

Dhe se fundmi të takon ty lexues i dashur ta ushqesh mendjen tënde sikurse ushqen barkun.

“Unlike the brain, the stomach alerts you when it’s empty” – african proverb.

” Ndryshe nga truri, barku na lajmeron kur ësht bosh” -thënie afrikane.

Mesazhi që për mua përqon ky libër: Ky roman sugjeron se ka më shumë në jetë sesa thjesht lumturi; Brave New World sugjeron që lexuesit duhet të kërkojnë lirinë, dijen dhe dashurinë në jetë. Huxley nënkupton se pa këto emocione dhe ndjenja plotësuese, lexuesit do t’i nënshtrohen një jete të zymtë dhe të përsëritur.