Dje n’Kosovë
17 Dhjetor, 2024
Shkruan: Erletë Rrustemi
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!
Ty nuk të duhet vëmendja për t’u ndjerë i vërejtur. Disa nga momentet më të fuqishme ndodhin kur askush nuk të shikon, duke ecur rrugës me muzikë në vesh, gllënjka e parë e kafesë në një mëngjes të qetë, apo kur lëshon një frymëmarrje të thellë që nuk e dije se po e mbaje. Këto momente nuk janë të vogla; ato janë tuat.
Këto janë ngjarjet që karakterizuan ditën e djeshme n’Kosovë.
Industria ushtarake në Kosovë
Nënëshkruhet marrëveshja me prodhuesin turk, për funksionalizimin e fabrikës së municionit. Pra, shkojnë në Turqi pak, mësohen edhe për armë edhe për drona.
***
Kryeministri Albin Kurti s’u paraqit në prokurori, me arsyetimin se gjendej jashtë vendit, për këtë arsye i fton prokurorët në zyre.
Për çka në zyre, me ua mbajtë naj ligjëratë a?
E mbramë vonë u bë e ditur që Kurtit i është dhënë edhe një afat i fundit për të dëshmuar në Prokurorinë Speciale. E pastaj në burime jo zyrtare, u bë e ditur që natën Kurti ka shkuar në prokurori…
KPM, e ka dënuar mediumin Klan Kosova, me gjobën prej 30 mijë eurosh, për promovim të dhunës psikologjike ndaj viktimës me hyrjen e Atilla Kardesh.
S’di a u marrë ndonjëherë vendim ma i rëndësishëm nga ky organ drejtues?
Mos po ua hekin këtë çmimin tash, produksioni i reality show-it banorëve si kompenzim për gjobën?!
***
Sekretari i NATO-s, Rutte, ka bërë thirrje që përgjegjësit e sulmit në kanalin Ibër-Lepenc, të sillen para drejtësisë duke shtuar që ky sulm ka dëshmuar stabilitetin e brishtë në Ballkanin Perëndimor.
A nuk duhet Kosova me garantu kufinin dhe a nuk bëhet kjo gjë përderisa Kosova nuk është në Nato?
Kulturë***
Mbrëmë në Tartine Deli, u mbajt promovimi i numrit të dytë të revistës “Me Diell”. Ky numër sjell në fokus, artistin Minatori, shkrimtarë si Anton Pashkun, intervistën me Jakup Ferrin, rrëfim rreth Suzanne Podcast etj.
***