Dje n’Kosovë
22 Tetor, 2024
Shkruan: Erletë Rrustemi
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndan me ty!
Çdo herë kur më kap mërzia dhe filloj të ankohem për gjëra kot, ia kujtoj vetes që unë jetoj jetën që dikush mund ta ketë ëndërruar.
E nisin me raportin mes Kosovës dhe Amerikës dhe dilemat amerikane: me apo pa Kurtin?
Procesin e lehtësuar mes Kosovës dhe Serbisë nga BE-ja dhe zbatimi i marrëveshjes bazike, si dhe për lidhshmëria për paqe dhe drejtësi, nevojitet dorëzimi i kriminelit serb Milan Radojiçiq. Këto kanë qenë diskutimet e Ndihmës Sekretarit O’Brien pas takimit me kryeministrin Kurti, sipas zyrës së kryeministrit.
A po i bëjnë presion ndërkombëtarët Kurtit për asociacionin?
A ka ndryshuar diçka në deklaratat e Amerikës në raport me atë që kanë thënë deri më sot?
A duhet qeveria ta shohë më ndryshe strategjinë e politikës së jashtme në raport me veprimet që po bëhen në veri?
Pse mungesa e “koordinimit” nga Prishtina, sipas O’Brien, po nxit dyshimin në NATO se Qeveria Kurti është më e interesuar për të treguar forcë sesa për të mundësuar një jetë normale?
Kosova nuk ka problem në fushën e kulturës për t’u marrë vesh me shtetet e tjera. Ajo ka marrëveshje ndërshtetërore kinematografike me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Francën, ndërsa e radhës është ajo me Bullgarinë, e nënshkruar të hënën. Marrëveshja vjen në vitin kur vendi po shënon humbjen e dinamikës dhe dëshmi për këtë është mungesa e një filmi kandidat për “Oscar”.
Marrëveshja i ka hapur rrugë mundësisë që dy shtetet të mund të përkrahin me buxhet publik projekte kinematografike të njëra-tjetrës.
Qendra Kinematografike e Kosovës vitin e kaluar ka vendosur që të mos ketë kandidat për “Oscar” dhe sivjet as që ka hapur thirrje fare. Për vitin e kaluar dhe deri më tash, është hapur vetëm një konkurs për projekte filmike. Kjo dëshmon rënien e dinamikës në prodhimet filmike. Kosova tash e një dekadë propozon film për “Oscar”.
Gjithçka vlen aq sa ju i jepni rëndësi, i dashur lexues, andaj kujdes, mos u bëni shumë të ashpër me veten!