Live Stories from Prishtina

LIVE

19 Nëntor, 2025

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!

Që thojnë, t’mirën bone e gjuje në deti! Mirë për ata që ta dinë, e ata që ta harrojnë t’mirën, herën tjetër kujtoja vetës që t’mirën e bon veç pse t’vjen prej shpirtit jo për me ta ditë.

Dje ja vlenë të thuhet që gjysmën e ditës s’kemi pasë qasje në shumë faqe të internetit, kjo pasi firmat kryesore të infrastrukturës së internetit si “Cloudflare” patën probleme, metëm pa shkru e pa bo sen, po qe shkurt çka u bo e ditur dje.

Sot është dita e fundit e afatit kushtetues për krijimin e Qeverisë, një asi mëngjesi që nëse e nalë alarmin për me i shty edhe disa minuta gjumë, ka mundësi vonohesh për busin e datës 19 nëntor, se ata të datave tjera ndoshta edhe mundesh me i zanë. Por sa bëhet vonë tani.

Vetëvendosja ka kërkuar dy seanca në Kuvend: një për komisionet që hapin rrugën e buxhetit dhe tjetrën për votimin e Qeverisë Konjufca.

PDK, LDK, AAK e Nisma, me stilin e tyre të zakonshëm, kanë paralajmëruar se do të shfaqen vetëm në seancën e dytë, aty ku vendoset fati i qeverisë.

Dhe nëse votimi dështon? Atëherë urime, vendi shkon përsëri në zgjedhje të parakohshme sepse pse të funksionoj diçka thjeshtë, kur mund ta rifillosh nga zero?

E shohim çka bohet sot prej 11:00.

 

***

Në ndërkohë, jashtë Kuvendit, situata nuk është më e qetë. Reshjet e dendura të shiut krijuan telashe nga ujërat lart e deri te rubinetat poshtë. Impianti i ujit në Shkabaj doli jashtë funksionit për shkak të turbullirës së madhe në kanalin Ibër–Lepenc, duke lënë pa ujë Fushë-Kosovën, Drenasin, Obiliqin dhe një pjesë të Kalabrisë në Prishtinë.

Ujësjellësi “Prishtina” njoftoi se ekipet janë në terren dhe furnizimi do të rikthehet sapo të qetësohen parametrat e kanalit dmth sapo uji të pushojë së sjelli marifete.

Si të mos mjaftonte kjo, reshjet shkaktuan edhe vërshime në fshatin Reshtan. Kryetari Muharremaj shkoi në terren për të parë situatën nga afër, duke u takuar me banorët dhe ekipet emergjente që po vlerësojnë dëmet.

Disa rrugë dhe oborre janë mbushur me ujë, por fatmirësisht pa lëndime. Komuna është në gatishmëri të plotë dhe ka bërë thirrje për kujdes të shtuar sepse në Kosovë kur bie shi, duket se bie me gjithë paketën: politikë në ankth, ujësjellës jashtë funksionit dhe vërshime nëpër fshatra.

****

Çdo vendim i madh i jetës tënde fillon me pasiguri. Çdo moment i jashtëzakonshëm guximi vjen pas një lufte të brendshme mes dëshirës për t’u tërhequr dhe idesë që duhet të ecësh përpara. Çdo kërcim i madh vjen menjëherë pas një frymëmarrjeje të thellë dhe pyetjes që vetëm zemra jote mund t’i përgjigjet: “A mund ta bëj me të vërtetë këtë?”