Live Stories from Prishtina

LIVE

31 Tetor, 2025

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës së djeshme me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Shqipërinë tonë. Paper ndanë me ty!

Mirëmëngjesi i dashur lexues, a e di se çka mu kujtua me mëngjes, një sekuencë e filmit “Mr.Bean Holiday”, në skenën finale duke u përpiqur të arrij në Festivalin e Kanës, ai ecën mbi makina e motoçikleta që janë ndalur, për të zbritur më në fund në plazh. Ndërsa gjithë këto automjete u renditën në mënyrë aq perfekte për të arritur tek caku. Çka dua të them është kjo; të besosh në rrjedhën e gjërave dhe në rastësi ato të çojnë në vendin e duhur.

Çka ndodhi në Shqipëri?

Sot Gjykata Kushtetuese vendos nëse ish-kryebashkiaku i Tiranës u shkarkua gabimisht dhe nëse dekretet për zgjedhjet e Tiranës janë të ligjshme.

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë do të zhvilloj sot një seancë për të shqyrtuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Tiranës, i cili kërkon shfuqizimin e vendimit të Qeverisë që e shkarkoi nga detyra. Seanca pritet të nisë në orën 10:00 dhe ish-kryebashkiaku është njoftuar të marrë pjesë nëse e konsideron të nevojshme.

Për këtë arsye është informuar edhe Drejtoria e Burgjeve. Krahas kësaj çështjeje, Gjykata do të shqyrtojë edhe vlefshmërinë e dekretit të Presidentit Begaj për mbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë, i cili është pezulluar përkohësisht disa javë më parë.

****

Opozita tentoi të bëjë “show” me dy komisione hetimore, por mazhoranca i tha “jo, faleminderit” dhe ata ikën, duke e lënë seancën maratonë të mbushur me debate të forta… dhe pak xhaketash të diskutueshme.

Sali Berisha paralajmëroi fundin e parlamentit, ndërsa socialistët kujtuan se McGonigal tashmë ka marrë dënimin e tij… në SHBA. Në mes të debatit politik, Berisha dhe Manja gjetën kohë edhe për një përplasje personale se ku do të ishte politika pa pak dramë.

***

Seanca maratonë e së enjtes nuk ishte vetëm debate politike, por edhe një shfaqje mode parlamentare.

Sali Berisha kritikoi Ulsi Manjën për veshjet e tij, duke i bërë jehonë Louis Vuitton-it imagjinar dhe çmimeve të larta, ndërsa deputetët socialistë qeshnin pa pushim.

Manja sfidoi Berishën duke treguar xhaketën e tij dhe duke deklaruar se copa e kostumit të Berishës kushtonte 2 mijë euro “pa hak pune”.

Biseda u përshkallëzua me akuza për çanta dhe kostume, duke e kthyer seancën nga një debat serioz politik në një lloj pasarele ku transparenca nuk detyrohet dot.

***

Si në skenën finale të “Mr. Bean Holiday”, ndonjëherë rrjedha e gjërave të çon saktësisht ku duhet edhe në një seancë ku politika, humori dhe moda ecin dorë për dore.