Live Stories from Prishtina

LIVE

July 5, 2024

Koleksionet më të përfolura në sfilatat pranverë/verë 2024 janë ato që nuk janë aty. PSE?

Erleta, personalisht stil e konsideron çdo gjë në të cilën ti ndihesh rehat dhe e bart atë me vetëbesim. Andaj pavarësisht se çfarë del apo kthehet në modë ajo që gjithmonë mbetet e veçantë është thjeshtësia.

Pesë copëza veshjesh që mund t’i kombinoni këtë verë njësoj si në foto më poshtë:

 

Bermuda shorts, apo pantollonat e shkurtër si farmerka, ngjyrë kafe apo edhe drapi nuk janë saktësisht trendi më i ri por mund të përdoren edhe këtë vit. Ato mund t’i kombinoni me baletanka dhe me ngjyra të hapura lartë që nuk absorbojnë nxehtësi si top-s të thjeshta apo këmisha. Gjatësia e tyre është e përshtatshme për çdo lloj përditshmërie, nëse dëshironi tu shtoni elegancë mund ta bëni përmes top-it (bluzës/maicës) që zgjidhni për kombinim.

Maxi Dress, fustanet e gjata nuk dalin asnjëherë nga moda. Prerja e tyre është si një guidë për t’i shpëtuar valëve të nxehtësisë gjatë kësaj verë. Fustanet e gjata e përfaqësojnë më së miri elegancën dhe rehatinë.

Thong Sandals, sandalet me një-gisht janë esencialet e stinës së verës. Thjeshtësi dhe rehati, janë sinonimi i tyre. Dizajni i tyre minimalist i bën perfekte për veshjet e përditshme.

Poplin Skirt, fundet e fryera në formë të unazës apo ziles. Janë veshja perfekte e cila kombinohet lehtë edhe me sandale edhe me taka, simbolizon edhe elegancën edhe thjeshtësinë. Këtë vit në treg më së shumti i gjeni me ngjyrë të bardhë, zezë dhe blu.

Head-scarfs, shall për kokë, janë aksesori ideal që i ofron pamjen shik look-ut tuaj. Atë mund ta veshni për ngjarje si piknik apo edhe për t’i dhënë thyerjen e thjeshtë veshjes tuaj.