Dje n’Kosovë
22 Dhjetor, 2024
Shkruan: Erletë Rrustemi
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!
Lexues, a e ke vënë re që çdo gjë që bën në mëngjes, mbrapa saj qëndron shpresa? Hap sytë dhe i pastron me shpresën që të kthjellesh; ha mëngjesin apo diçka tjetër me shpresën që të kesh energji gjatë ditës… Shpresoj të shpresoni sa të jetoni!
Çka e karakterizoi ditën e djeshme në Kosovë?
Starlink funksional në Kosovë?
Presidentja Vjosa Osmani e ka quajtur historik vendosjen e shërbimit satelitor Starlink nga SpaceX në Kosovë. Ky zhvillim pritet të ofrojë lidhje interneti të shpejtë dhe të sigurt për zona të largëta që deri më tani kanë pasur qasje të kufizuar.
A do të kontribuojë ky shërbim në përshpejtimin e transformimit digjital të vendit dhe në zvogëlimin e hendekut teknologjik mes qyteteve dhe fshatrave? Mos do konsiderohet tash kjo si arritje e partisë aktuale në pushtet dhe ndryshimit që ajo ka shkaktuar këto katër vite?
A nuk bëhet fundviti më i këndshëm kur ka kallabllëk?!
Pritje të gjata në pikat kufitare? Duket sikur të gjithë kanë menduar se po nisen më herët për t’i ikur fluksit dhe ndodhi e kundërta?
Pikat kufitare, si Dheu i Bardhë, kanë raportuar radhë deri në tre orë për hyrje në Kosovë, kryesisht për shkak të fluksit të madh të bashkatdhetarëve që kthehen për festat e fundvitit. Ministria e Punëve të Brendshme ka theksuar se janë shtuar ekipet në terren për të përshpejtuar proceset, por qytetarët ende shprehin pakënaqësi. Deri kur? A do të ketë një zgjidhje më afatgjatë për menaxhimin e fluksit gjatë këtyre periudhave?
***
Pritje për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës?
Zyrtarët evropianë kanë sinjalizuar se masat ndëshkuese ndaj Kosovës, vendosura pas tensioneve në veri, mund të hiqen deri në fund të vitit, me kusht që qeveria të përmbushë angazhimet për çtensionimin e situatës dhe implementimin e marrëveshjeve të Brukselit. Nëse masat hiqen, a do të përfitojë Kosova më shumë nga ndihmat dhe procesi i integrimit evropian? Dhe çfarë hapash mbeten për t’u ndërmarrë nga institucionet kosovare?
***
RTSH, po mbanë festivalin e saj të përvjetshëm të 63-in me rradhë, që edhe është vendosës i përfaqësuesit të Shqipërisë në Eurovision 2025. Mbrëmë ishte nata e dytë kurse sonte është finalja.
Me shpresë që problemet teknike do të jenë të evitueshme, uroj barazi për të gjithë konkurentët. Mali me këngën Antihero dhe Shkodra Elektronike me këngën Zjerm, janë të preferuarat e mija.
Shqipëria në Eurovizion, kapi renditjen më të lartën ndonjëherë me Rona Nishliun, SUS në pozitën nr.5 .
***
Unë gjithmonë besova në frazën ‘nëse atyre ua ndin, do ta bëjnë me dije’, sepse unë çdoherë që shqetësohesha për ta dhe doja të shfaqja veten pranë tyre edhe kur ishte vështirë, tentoja dhe ia dilja!