Live Stories from Prishtina

LIVE

June 24, 2024

Gjatë sezonës verore, festivalet janë ato që i bëjnë qytetet më të gjalla, i mbushin me vizitorë të huaj, shtohet prezantimi i kulturave të tjera, reklamohet muzika vendore dhe ndërkombëtare dhe shtohen të hyrat financiare për vendin që është organizator.

Festivali më fitimprurës i Kosovës është Sunnyhill Festival, i cili është organizuar pothuajse çdo vit që nga 2018-ta, ku edhe performuesja kryesore ka qenë disa herë ylli ndërkombëtar Dua Lipa, duke mos lënë pa përmendur edhe artistët tjerë të huaj si Miley Cyrus, Calvin Harris,  Sormzy, J Balvin, Martin Garrix e tjerë.

Me pak fjalë, SunnyHill grumbulloi artsitë që shumica prej pjesëmarrësve e kishin si herë të parë që i dëgjonin live. Ndërsa numëron deri në 100 mijë dashamirës të muzikës.

Këtë vit, Sunnyhill ka ndërruar lokacion dhe nuk do të mbahet si çdo herë në Parkun e Gërmisë. Bernica, vendbanim në Prishtinë, është destinacioni i cili do të grumbullojë fansa të muzikës pop, hip-hop, RMB etj me datat 25-28 korrik 2024. Ndërsa sigurisht që lista e këtij viti është e re nga vitet e tjera me artistët ndërkombëtar si:

1. Burna Boy
2. Stormzy
3. The Blaze
4. Black Coffee
5. Dj Snake
6. Griff
7. Chloè Caillet
8. Mygal
9. Edgar Kerri
10. The Martinez Brothers

 

Kjo është qfarë kemi deri tash teksa deri në ditët e festvalit lista mund të mbushet ende….

Një detaj kryesor gjatë festivaleve është veshja. Disa preferojnë që veshja të flas për ta, disa kanë dëshirë të ndihen sa më rehat duke marrë parasysh që festivalet zgjasin deri në orët e vonshme dhe temperaturat ndryshojnë.

Le t’i hedhim një sy se çka është trendy këtë vit si “veshje festivalesh”, detaje që nuk e ekzagjërojnë pamjen tuaj por vetëm i japin një aurë festivalesh.

Top Tank- Maicë e shkurtër me dantella

Imagjinoni veten si vajzat në vitin 2010, që veshin pantollonat me bel të shkurtër (një xhinse ngjyrë e hapur) me një maicë me krahë të shkurtër me dantella, Të cilën lehtë e kombinoni edhe me çizme kauboj. Modeli i maicës më lartë u mundëson edhe të vallëzoni më lehtë në ngritjen e krahëve.

Syze dielli me ngjyrë xhami më të ngrohtë

Cilido që të jetë outfit-i që keni përzgjedhur, mjaftoni që aksesorët t’i keni me vete. Syzet në këtë rast, le të jenë ato të markës Messyweekend që saktë i përshtaten syzeve me lartë. Perfekte për t’i vënë në tendat e kërcimit

Pantollona të shkurtëra xhinse

Nëse dëshironi të kaloni momente të rehatshme, lezetshme dhe praktike, ja ku i keni pantollonat e shkurtëra me të cilat edhe do të dukeni cool por edhe rehatshëm. Pantollonat mund t’i kombinoni me një crop-top të bardhë të viteve të 2000-ta dhe me atlete të thjeshta si Adidas Samba të gjelbërta ose bojë qielli.

Çantë me ngjyra të hapura

Padyshim që kjo verë u takon ngjyrave të hapura, atyre si dielli, lulet me ngjyra të hapura, pra, çdo gjë që asocion me pastërti. Çantat e mëdha njëherësh janë edhe të preferuarat e mija, praktike për të mbajtur çdo gjë, vetëm se një gjë mund të ju penalizojë; ju ose do të mbani gjitha gjërat e grupit ose nuk do të mund të kërceni sa duhet… por do të keni një outfit të bukur.

Fustane të lëshuara

Nëse nuk jeni person i pantollonave të shkurtëra, ju padyshim që preferoni fustanet. Fustanet me material sateni të butë janë të rehatshme dhe ju mund t’i kombinoni me bizhuteri të ndryshme për t’i shtuar pak ngjyrë dhe glam, ndërsa mund ta theni elegancën e butë të pamjes tuaj duke lënë flokët e lëshuara pas shpinës.

Cowboy boots- çizme kauboj

Mini fund, shorce apo edhe pantollona gjysëm të shkurtëra, të gjitha mund t’i kombinoni me çizmet kauboj. Ato mbajnë titullin si këpucë të festivaleve.