Arkiva
April 6, 2024
Një mjet për të mbajtur më të dashurit afër edhe pas vdekjes- përshkruan gazeta Guardian përkufizimin rreth artit për tatuazhet.
Inspirimet nga rrjeti social Pinterest, shija e klienteve mbi përzgjedhjen e tatuazheve, tatuazhistët më të mirë në kryeqytet, ku dhemb më shumë trupi kur e bëni një tattoo dhe çdo gjë që duhet të dini rreth intervistës së Rion Dushit në Drive Time me Shukin.
Sa herë që dëgjoj intervistat e Drive Time në Paper Radio 91.1FM, çdoherë është e njëjta ndjesi, duket sikur Shuki ka një jetë të tërë që e njeh mysafirin që ka përballë.
Ja edhe një intervistë tjetër që fokus ka artin që bën Rion Dushi përmes tatuazheve.
SHUKI: A ka ndonjë skenë të mire profesionale për tattoo në Prishtinë a po është si pazar si në çdo industri tjetër tek ne?
RIONI: Jo, ka në fakt e kemi goxha skenën e mirë për tattoo artista, sidomos tash, që e ki internetin edhe e mëson kudo, sepse veç hin në YouTube edhe i meson gjanat bazike, pjesa tjetër pastaj del tek stili yt e cila është pjesa që të takon ty me punu mbi të. Talenti është veç pjesa “çka të duket ty mirë për syrin”, ndërsa pjesa e hijezimit është e tëra tek puna. Shumica bazën e mësojnë në Pinterest por është në rregull, të gjthë qashtu ja fillojnë, ashtu kom fillu edhe unë.
Sigurisht që Shuki ja del me nxjerr edhe lidhjen emocionale të mysafirit duke e shtruar pyetjen, se çka është tattoo-ja për Rionin?
RIONI: Hmmm, shumë filozofi, unë qysh e shoh është një lloj ditari që ja jep vetes kudo që je, e sheh veten pas 30 viteve se ku ke qenë kur e ke realizu atë tattoo.
SHUKI: Pak a shumë si një lloj blue print, unë kur foli për Youtube i shoh si Digital Legacy ti pra e ke kështu në vizatim, me tattoo?
RIONI: Po, e kujton veten, si me do muzika që e kujton një periudhë të jetës tane. Me tattoo është e njëjta gjë. Përshembull nëse ja bon vetes tattoo një zemer, pas disa viteve e sheh atë zemër edhe e kujton thu ky kam qenë. Sado që ke ndërru, sado që e urren ose e don është qajo çka ke qenë.
Pas kësaj vjen ajo pjesa që Shuki e inkuadron edhe pjesën e tij personale.
SHUKI: Edhe unë njësoj i ndaj tattoo-të me periudha kohore të jetës, një tattoo e kam bo në Londër, një në Belgjikë, një në Prishtinë, s’është që kanë ndonjë domethënje të thellë por thjeshtë është një kujtim për një periudhë kohore. Se zakonisht një gjë që din me pas kuptim për ty sot, pas pesë viteve nuk ka.
RIONI: Saktë, se shumica dëshirojnë me këmbëngulje tattoo-ja me pas një kuptim për një lidhje apo për një person, por mundesh me realizu edhe diçka që thjeshtë duket bukur sepse e ki për ton jetën.
SHUKI: A friksohen njerëzit tek ne me bo tattoo-ja?
RIONI: Ma shumë është siklet, sidomos kur e kanë herën e parë, thu çka është ka don me bo?! E ngjet maskën, dorëzat edhe kur fillon maqina me bo zhurmën e saj, qatëherë e kuptojnë që është përnjëmend.
Nëse nuk e keni ditur dhe e keni në plan të realizoni një tattoo, pjesët më delikate janë afër kockave sepse lëkura është më e hollë. Andaj kujdes se ku përzgjidhni ta realizoni atë.
A e keni ditur që vajzat kanë shije më të mirë në përzgjedhjen edhe kërkimin e tattoo-ve? Lexojeni pyetjen e rradhës:
SHUKI: E çka bojnë vajzat si tattoo zakonisht?
RINO: Tattoo-të ma të mira i bëjnë vajzat, shumë ma shumë kanë shije ato se djemtë. Nuk jam për me paragjyku ama vajzat veç dijnë, e kanë një ide specifike në kry edhe mu më mbetet veç me kuptu qatë gjë. Pjesa jem për me gjyku është veç a ka me qëndru bukur edhe pas 20 viteve edhe a ju shkon qajo tattoo që po e kërkojnë me energjinë e tyre. Disa njerëz i përzgjedhin disa tattoo që nuk ju shkojnë “për fytyre”. Ideja qëndron që tattoo-ja që ti përzgjedh të përshkrun ty.
SHUKI: Po fiks, si çdo sen në jetë që e bojna edhe tattoo-në kur e bën “you have to own it” (duhet ta zotërosh). A ki klienta që janë shumë të mirë edhe të thon bon çka të dush?
RIONI: Ka mirëpo prap nuk është bon çka të dush, sepse është temë e gjerë. Sepse unë duhet me ditë çka të pëlqen, duhet me ditë çfarë personi je, sepse ne fund janë gjëra që e përshkrun veten me tattoo-në që je ka don me bo.
Në këtë rast Rioni tregon se ajo çka ka peshë tek klienti është; koha që merr tattoo-ja e kërkuar edhe shuma që përfitohet nga ajo.
Në fund Shuki nga përvojat personale duke tregu që nuk i preferon tatuazhistët që punojnë si “fabrikë” përshkak se u humb origjinaliteti, kërkon nga Rioni t’i ndaj emrat e atyre që këtë art e bëjnë më së miri në kryeqytet.
RIONI: Heavy-Ink dhe Vita me Skattytattys, e cila më ka mësu edhe mua e për momentin është njeri ma i mire në këtë industry.
Për të gjithë ata që dëshirojnë me pas një tattoo të realizuar nga tattoo artisti Rion Dushi, zero38tattoos është faqja e tij personale ku mundeni me pa punën e tij.