
Florjan Binaj
Flor Binaj është një nga aktorët me të dashur të brezit të tij, me një karrierë të gjatë në komedi, improvizim dhe satirë. Për më shumë se një dekadë, ai ka qenë fytyrë qendrore e “Portokallisë”, ku solli qindra personazhe të njohur e të shpikur, nga politikanë te qytetarë të zakonshëm. I njohur për emisonin radiofonik “Rikoshet”, të cilin e themeloi së bashku me Indri Topi në vitin 2006. Përveçse aktor, Flori është edhe një zë kritik dhe i angazhuar në çështje sociale e politike, pa e humbur kurrë sensin e humorit. Ai është edhe prezantues në programin, “Piranjat”. Tani në Paper, Flori bashkë me Indri Topi aka Indripendent sjellin emisionin ikonik Rikoshet, i cili do të transmetohet çdo të mërkurë nga ora 12:00-15:00 live në bashkë-moderim me Adi Pojana.