Live Stories from Prishtina

LIVE

April 11, 2024

Përshtatje nga trendi në Tik-Tok

Ekziston një teori që gjatë gjithë jetës tonë, ne do të dashurohemi tre herë, në tre faza të ndryshme të jetës sonë.

Çdo dashuri ndihet krejtësisht unike nga tjetra dhe na mëson diçka të ndryshme që na formon si person. Tri llojet e dashurisë janë dashuria e parë (first love), dashuria e madhe (intense love) dhe dashuria e pakushtëzuar (unconditional love). Në vazhdim do të zbërthejmë kuptimin e secilës dhe atë çka ju zakonisht mësoni nga çdo fazë e dashurisë.

Dashuria e Parë (First Love)

Kjo dashuri duket si një përrallë. Është ajo dashuria gjithëpërfshirëse dhe ajo që në kohën kur po e përjetoni, ju mendoni se do të zgjasë përgjithmonë.

Shpesh ne e përjetojmë dashurinë tonë të parë në shkollën e mesme dhe zakonisht ajo përfundon sepse të dy njerëzit ose ndahen ose për shkak të ndonjë argumenti të parëndësishëm se marrëdhëniaë thjesht nuk është aq e fortë sa të përballojë.

Kjo dashuri është zakonisht më e nivelit sipërfaqësor, dhe një fokus tjetër i ipet faktit se si do të duket kjo marrëdhënie tek të tjerët. Ndërsa sigurisht ndihet si dashuri e vërtetë në atë kohë, zakonisht nuk është dashuri e thellë dhe e papërpunuar që do ta përjetoni më vonë. Thyerja e zemrës mund të ndihet e pamasë, fillimisht, por zakonisht shëroheni shpejtë nga ajo.

Çfarë mësojmë: Se të biesh në dashuri është ndjenja më e pabesueshme në botë, por jo të gjitha marrëdhëniet zgjasin përgjithmonë dhe sigurisht që nuk janë gjithmonë ashtu siç duken në filma.

 

Dashuria e madhe (Intense Love)

Kjo është dashuria e dytë , dhe zakonisht është ajo që e kthen botën tonë përmbys. Ndërsa biem në këtë histori intensive dashurie , marrëdhënia bëhet një pasqyrë në shpirtin tonë: ne shohim të gjitha pasiguritë tona, nevojat tona dhe dëshirat tona.

Në këtë marrëdhënie, ne mund të përjetojmë xhelozi, frikë dhe dyshimin në vete që nuk i kemi ndjerë kurrë më parë. Marrëdhënia vjen me ngritje masive dhe ulje dramatike. Shpesh përpiqemi të formojmë gjysmën tjetër në partnerin tonë të përsosur dhe përpiqemi të formojmë veten për t’u bërë personi i duhur për ta.

Kjo është dashuria që ndihet si një rollercoaster dhe ajo që mund të na bëjë të ndihemi të sigurtë dhe po në të njejtën kohë do të përjetoni mosbesimin dhe të qënit i lënduar. Thyerja e zemrës nga kjo marrëdhënie mund të jetë e dhimbshme në mënyrë të papërshkrueshme, por është ajo marrëdhënie e cila gjithashtu do të ju bëjë të rriteni, ndryshojmë dhe evoluojmë duke gjetur forcën dhe qëndrueshmërinë e brendshme që nuk e dinim se e kishim.

Çfarë mësojmë: Çfarë duam nga dashuria dhe çfarë jo.

 

Dashuria e pakushtëzuar (Unconditional Love)

Pasi e kemi marrë veten nga thyerja e zemrës së dashurisë intensive dhe kemi filluar të shërohemi dhe mësohemi pa ata personat që dikur nënkuptonin botën do të rinisim të kultivojmë dashurinë për veten, dhe po atëherë vjen dashuria e papritur.

Ai/ajo që vjen nga askund dhe ndihet plotësisht si i/e duhuri/a. Nuk ka lojëra dhe kur jeni me të thjesht ndihesh sikur je në shtëpi. Ju përqafoni gjithçka që ata janë, të gjitha papërsosmëritë e tyre dhe të gjitha nuancat e tyre.

Me ta ndiheni më mirë se kurrë më parë dhe vazhdimisht frymëzoni njëri-tjetrin që të jeni versionet më të mira të vetes tuaj. Kur përballeni me një pengesë ose një sfidë në marrëdhënie, ju punoni së bashku për ta kapërcyer atë sepse të dy jeni të përkushtuar për të ardhmen tuaj. Kjo është dashuria e pakushtëzuar që shënon fillimin e përjetësisë, dhe ju falënderoni universin çdo ditë për pruarjen e tyre në botën tuaj.

Çfarë mësojmë: Se dashuria e vërtetë ekziston dhe se është e mundur të ndihesh plotësisht i sigurtë, i mbrojtur dhe i adhuruar nga një njeri tjetër.