Live Stories from Prishtina

LIVE

23 Dhjetor, 2025

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës së djeshme me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Shqipërinë tonë. Paper ndanë me ty!

Të dashur lexues të shoqërisë sonë të trazuar,

Si gjithmonë, është detyra ime të ju pëshpëris ato që u panë, u dëgjuan dhe mbi të gjitha, ato që u nënkuptuan dje në mbretërinë tonë moderne të quajtur Shqipëri. 

***

Dje pasdite, para se dielli të largohej nga qielli i Tiranës, opozita u mblodh me një qetësi pothuajse aristokrate. Mbështetësit e Partisë Demokratike u shfaqën para Kryeministrisë me flamuj dhe me atë shpresë të brishtë që zakonisht lind vetëm pak çaste para kaosit.

Lideri i tyre, Sali Berisha, mbërriti nga selia i shoqëruar nga deputetë e ndjekës besnikë, ndërsa fishekzjarrët në sfond paralajmëronin se kjo mbrëmje nuk do të mbyllej me duartrokitje.

Dhe vërtetë, sapo orët shënuan fundin e fjalimit të tij, eleganca u zhduk, mbizotëruan molotovë drejt kordonit të policisë dhe hyrjes së Kryeministrisë, tymi u ngrit si perde teatri dhe një protestues, fatkeqësisht, u përfshi nga flakët, duke u kthyer në simbolin më dramatik të kësaj proteste.

Berisha, vetëshpalli, vetëdeklaroi se Edi Rama “nga sot nuk do të njihet më si kryeministër”, duke i bërë thirrje turmës për qëndresë deri në fund “ja do vdesim, ja do rrojmë për liri”.

Një frazë që, pa dyshim, do të citohet gjatë.

Ironikisht, në të njëjtën frymë, Berisha gjeti fjalë lavdërimi për një “prokuror të guximshëm” të SPAK-ut, ndërsa Gjykatën Kushtetuese e shpalli një “gjykatë turpi”, të blerë e të nëpërkëmbur.

Ah, sa e paqëndrueshme është dashuria për institucionet…

Ndërkohë, deputetë të tjerë demokratë folën për institucione të kalbura, për një shtet që s’është më shtet, për spitale pa ilaçe dhe një shoqëri që ende rreh me zemër, por lodhet çdo ditë më shumë.

Turma u shpërnda më pas drejt Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa unë dua ta di se çfarë vjen pas?

***

Ndërsa sheshet digjeshin nga zemërimi, qeveria, me qetësinë e një zonje të rrallë rregullon diçka në fund të sezonit, vendosi që vëmendjen ta rikthej tek bujqësia.

Dy miliardë lekë u alokuan për fermerët përmes një akti normativ, një gjest që ekspertët e ekonomisë e quajtën më shumë ndihmë sociale sesa vizion zhvillimi.

“Fonde të pamjaftueshme, të shpërndara pa strategji”, u tha.

***

Kjo nuk mjafton për të ushqyer oreksin tonë për skandale, për ta vulosur ashtu siç mbrëmjen me kronikat më të errëta, vazhdojmë me lajmin që SPAK-u zbuloi dosjen voluminoze të trafikut ndërkombëtar të drogës që çon drejt mbiemrit Raja.

Një hetim i nisur nga autoritetet gjermane dhe i finalizuar nga SPAK ka ekspozuar rrjetin ndërkombëtar të trafikut të drogës të drejtuar nga anëtarë të grupit të Niklës, me në qendër djalin e ish-deputetit socialist, Rexhep Rraja.

Komunikime në Sky ECC, kamionë të bllokuar në Turqi e Holandë, tonelata droge, akuza për grup të strukturuar kriminal dhe arrestime që përfshijnë djalin e një ish-deputeti socialist. Një sagë e gjatë, e mbushur me dhunë, tradhëti, frikë nga përgjimet.

Pra, të dashur lexues, çfarë na mëson kjo ditë? Gjanat nuk harrohen, kurdo kthehen, asgjë nuk mbetet pa u kthyer.

Unë, si gjithmonë, do të jem këtu për t’ju treguar jo vetëm çfarë ndodhi, por edhe si na ndikoi.

Me kureshtje të pashuar,

E.RR, Paper writer <3